Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

VIDEO/ Ylli Rakipi hedh në gjyq Ramën: Kërkon të më mbyllë emisionin

VIDEO/ Ylli Rakipi hedh në gjyq Ramën: Kërkon të më mbyllë emisionin

14:09, 09/04/2019
A+ Aa A-

Gazetari Ylli Rakipi ka hedhur në gjyq Edi Ramën.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë gazetari Rakipi në një deklaratë për mediat.

Gazetari është shprehur se ka hedhur në gjyq kryeministrin e Shqipërisë për shpifje.

‘Ky është një njeri që ka blerë mediat ka blerë gjithçka. Kundër padia që kam bërë për Edi Ramën, unë do të kërkoj që seanca të bëhet me dyer të hapura, që njerëzit të njohin Edi Ramën e vërtetë’’, tha ndër të tjera Ylli Rakipi.

‘Unë kam depozituar një kundërpadi sepse ai ka fyer dhe nëpërkëmbur dinjitetin tim, sa ka mundur dhe si ka mundur.

Është rast i çuditshëm kur shkon në gjyq njeriu më gojështhurur që nga viti 1912. E keni ndjekur fjalorin që përdor për gazetarët, çfarë ai thotë dhe çfarë deklaron. Ky gjyq është politik, është përpjekje e vazhdueshme e Ramës që unë të mbyll emisionin ‘Të Paekspozuarit’, i cili ka goditur aferat dhe koncesionet e qeverisë.

Unë dua t’ju them, se kjo është një padi e ngritur nga regjimi, i cili thjesht ndryshon në formë nga diktaturat e mëparshme. Nuk është si regjim i Hitelit apo Hoxhës, por është regjim që të privon lirinë. Demokraci do të thotë të mundesh. Ky njeri i ka vënë fre gjithçkaje, ble mediat dhe ka nën kontroll të gjithë pushtetet e vendit. Për kundërpadinë ndaj kryeministrit Rama, do t’ju kërkojë autoriteteve që gjyqi të vijojë me dyer të hapura për mediat.

Vetëm një gjykatë e Recep Taip Erdogan mund të më dënojë,  me padinë që ka bërë Edi Rama ndaj meje. Besoj tek drejtësia dhe besoj se ka njerëz të ndershëm që nuk mund të japin verdikte të gabuara, si ky rast që ju do ta ndiqni. 

Media ka probleme të panumërta, por nuk është kryeministri ai që rregullon dhe kontrollon mediat. Rama është një diktator i llojit të ri, si Erdogan apo Putin, nuk ndryshon nga ta’, deklaroi Rakipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

askushi 09/04/2019 14:36

tek cila gjykat e ke hedhur ne gjyq ? tek ata qe ka vene Rama?....

Shto koment

Denonco