Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kryeprokurori i Sarandës betohet se do të fusë 'Vettingun` në burg!

Kryeprokurori i Sarandës betohet se do të fusë 'Vettingun` në burg!

10:22, 09/04/2019
A+ Aa A-

Procesi i Vettingut në shumë raste është akuzuar nga “viktimat” e tij, por edhe nga media apo zëra politikë, se po funksionon me dy standarde. Për të njëjtat gjetje penalizuese gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar apo prokuror, disa emra e kanë kaluar sitën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kurse të tjerë jo. Kjo ka bërë që shumë punonjës të sistemit të drejtësisë të ankohen apo të shpërthejnë në media, me akuza ndaj këtij standardi të dyfishtë.

I tillë ka qenë edhe rasti i sotëm, madje deri në ekstrem, i kryeprokurorit të Sarandës, Edison Ademi, i cili është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendim dhe argumentimi për këtë vendim nuk është pritur mirë nga Ademi, madje ai është revoltuar me Vetingun deri në atë pikë sa që ka deklaruar në seancë, se do ti fusë në burg ata që po e kryejnë.

“Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”, është betuar Edison Ademi para KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me precedentë penal.

Nga ana tjetër, Kryeprokurori mohoi gjetjet e KPK-së, ndërsa e nisi mbrojtjen e tij, duke hedhur dyshime se mund të jenë ndikuar në hetimin e tyre nga një person i dënuar për trafik narkotikësh.

“Kam informacione nga publiku, se një person i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili ka një të afërm në KPK, ka ndikuar në hetim, në mënyrë që të më dëmtojë”, akuzoi hapur  Ademi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari09/04/2019 13:18

Hallall qumeshti i nenes Edison.Ky eshte prokuror jo capaculet qe para kpk qendrojne si pula te lagura.

Mbrojtesi09/04/2019 11:48

Sa mire qe doli nje qe tu tregoje vendin ketyre plehrave te vettingut

Mbrojtesi09/04/2019 10:53

Po shyqyr qe doli nje burre qe tu tregoje vendin ketyre idioterve te vettingut dhe shefave te tyre

Shto koment

Denonco