Tufa: Institucionet plot me ish-sigurimsa, 519 vetëm në polici

Tufa: Institucionet plot me ish-sigurimsa, 519 vetëm në polici

21:57, 08/04/2019
A+ Aa A-

Agron Tufa, Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka qenë sot në “A Show” në News24 për të folur për debatin e fundit në distancë mes tij dhe deputetit Spartak Braho pas raportit të këtij institucioni dorëzuar në Kuvend.

Ai e quajti reagimin e Brahos në Kuvend një ligjërim anormal, të një njeriu me shëndet mendor të diskutueshëm, të mbushur me shpifje e kërcënime.

Tufa tha se raporti vë alarmin se institucionet tona janë plot me ish-sigurimsa, duke numëruar 519 të tillë vetëm në polici.

Ai shtoi më tej se dhe në institucione të varësisë së Kryeministrisë ka të tillë por se janë deklaruar.

Emri i zotit Braho figuronte në një nga kapitujt e raportit të fundit?

“Emri i tij jo, por të sojit të tij figuronte. Një kapitull i tërë fliste për tejngopjen në institucionet tona, në administratën politike publike, institucionet e varura e pavarura me njerëz të sigurimit të shtetit. Një raport që është për alarmin më të madh. Këtë shtet pra, po na e drejtojnë sigurimsat. Të cilët kanë qenë policia politike përndjekëse që ka ushtruar terror, burgime, vrasje deri në gjenocid ndaj popullatës shqiptare dhe sot kanë vendin në institucionet demokratike”.

Sa i përket ish-sigurimsave në institucionet shtetërore, Agron Tufa shprehet:

“Ndonëse nuk duan t’i përgjigjen kërkesës për informacion të bazuar në ligj, institucionet tona janë plot me ish-sigurimsa. SHISH, policia e Shtetit. Unë kam numëruar 519 sigurimsa në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se në përgjigjen e tyre ndaj kërkesës sonë refuzojnë të përgjigjen. Ka disa institucione të tjera, në varësi të Kryeministrit kanë informuar për sigurimsat e tyre në administratë. Nuk mund të abstragosh dhe të thuash nuk japim informacion për arsye sensitive, unë kërkoj diplomën e shkollës së lartë të Ministrisë së Brendshme, profili sigurim. Dihet ku kanë punuar. Ata nuk e kanë vendin në institucionet e sotme. Është një shoqëri demokratike dhe përderisa ligji e përcakton sigurimin si një polici politike. Po të hapeshin këto bëma do lemeriseshin gurë e drurë. Sigurimi i shtetit mbrohet shtetërisht. Nuk mund të hyjmë në BE me një aradhë të gjatë prej qindra e qindra sigurimsash, një pjesë e madhe e tyre kanë bërë krime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

LIKO09/04/2019 01:34

Sa here kemi denoncuar , pome kete argument te zoterise, por askushi ne qeveri( qe jane po vete bijt e tyre) ambasadat, shoqeria civile e pushtuar po nga to, apo institucionet europiane te demokracise, nuk kane ngritur zerin, apo ta benin problem nje fenomen te tille, kur kjo demokraci fallco e ketyre rilindasve eshte ne kundershtim me ligjet demokratike, e megjiate, ata vegjetojne, e shtypin e pasurohen ne shtremberimet e ligjeve sipas interesave klasore te klases se vjeter kuqale. A do kemi shprese qe ne Shqiperi, te vendoset demokracia popullore perendimore pa shushunjat qe e kane pushtuar kete vend? Shpresa vdes e fundit.

askushi 08/04/2019 23:21

I dashur Tufa. Fatkeqsisht, kjo ishte loja, te behej nderrimi sistemeve, te mbroheshin komunistet, bllokmenet, sigurimsat, dhe me pas ti jepej perseri pushteti atyre. Tashme ata kane te gjitha pushtetet, ekonomike, politike. Sigurimi i shtetit ka qene ulur kembe kryq ne te gjitha keto vite, tashme ka dal hapur.Fatkeqsisht keshtu eshte.

Shkodrani i varfer08/04/2019 23:04

O si shkrimtar i partise qe je, futu e merru me politike, se dukesh se nuk ke gja perterezi, tuj u marre me te tane....

Shto koment

Denonco