Drejtori ekzekutiv i VV: Vetëvendosja në Shqipëri jo parti, por OJQ

Drejtori ekzekutiv i VV: Vetëvendosja në Shqipëri jo parti, por OJQ

21:30, 08/04/2019
A+ Aa A-

Drejtori ekzekutiv i Lëvijes “Vetëvendosja” , Bojken Abazi ka hedhur poshtë në emisionin A-Shoë në Neës 24  zërat që kjo lëvizje do regjistrohet në Shqipëri si parti politike.

Sipas Abazit, lëvizja “Vetvendosja do regjistrohet thjesht si një OJQ.

“Falenderoj mediat që raportuan në mënyrë korrekte atë që kemi deklaruar. Është e vertetë që ka pasur një keqkuptim në mediat, duke ngritur teori nga më të ndryshmet. Nuk mendoj që është një komunikim i mirë nga ana e mediave . Nuk është hera e parë që zhvillojmë aktivitete në Shqipëri. Me vendimin në gjykatë, tregon se duam të jemi në  mënyrë sistematike.”- u shpreh ai.

Me tej Abazi tha se: ‘Nëse do donim të funksiononim si parti politike, duhen 3 milion nënshkrime. Ne ato nëshkrime do t’i kishim bërë brenda javës. Ky nuk ka qenë synimi ynë. Dëshirojmë të regjistrojmë një OJQ, të regjistrojmë çështje për zgjidhje.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco