Arrestohen banorë të 'Bregut të Lumit', ja çfarë po ndodh në këto momente

Arrestohen banorë të 'Bregut të Lumit', ja çfarë po ndodh në këto momente

20:42, 08/04/2019
A+ Aa A-

Presioni i menjëhershëm i banorëve të ‘Bregut të Lumit’ dhe i opozitës ka bërë që Policia të tërhiqet menjëherë nga aksioni i ndërmarrë sonte në mbrëmje për arrestimin e protestuesve të cilit ishin aktivë sot në mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Sipas një informacioni të fundit që disponon syri.net, Policia e Shtetit ka shoqëruar 2 persona për në ambientet e komisariatit

Ata mësohet se janë dy vëllezër Bujar dhe Idajet Durullari të cilët protestuan sot kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Forca të shumta policie u panë të drejtoheshin në mbrëmje drejt ‘Bregut të Lumit’, lajm që u konfirmua edhe nga vetë banorët.

Ndërkohë që një nga banorët protestues, iu drejtua Erion Veliaj dhe Edi Ramës duke i thënë se: “Nëse koka juaj vlen më shumë se 38 shtëpi tonat hajdeni por do shkoni në hale të gomerëve”

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco