Nipi i Enverit që turpëron edhe gjyshin kriminel

Nipi i Enverit që turpëron edhe gjyshin kriminel

18:31, 08/04/2019
A+ Aa A-

Njihet prej historisë tashmë që, pas rënies së komunizmit në vendet e Lindjes, ku ish anëtarë të policive sekrete janë përfshirë në trafik droge apo trafik të qënieve njerëzore.

Nuk kishte si të shpëtonte Shqipëria nga kjo simptomë kur eksponentë të së majtës u përfshinë në shërbime sekrete dhe më pas në kohën e pluralizmit ndotën edhe ato institucione ku u caktuan. 

Në një redaksionale të saj, gazeta 55 kujton këtu rastin e Ermal Hoxhës, nipi i diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte një ndër pjesëtarët e grupit kriminal që ksihte ngritur laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit.

Ja çfarë shkruan '55':

Pinjollë të familjes së diktatorit Enver Hoxha arritën të bëheshin lojtarë të rëndësishëm të trafikut të kokainës siç kemi rastin e Ermal Hoxhës i cili për nga sasia e lëndës në fabrikë dhe fijet e grupit Xibrakës, turpëron edhe gjyshin kriminel. Sidomos po të shtojmë këtu dhe sjelljet e tij brenda në burg.

Përgjimet për grupin e Xibrakës janë bërë nga shërbime sekrete serioze perëndimore dhe faktet janë aty, madje shumë kokëforta. Dosja plot me fakte është aq kokëfortë sa nuk i mjafton nipit të Everit, Artya Marku dhe Donika Prela, por i duhet edhe bashkëshortja për marketing. 

Enturazhi nuk është kaq i thjeshtë pasi i ati i tij, djali i diktatorit, ishte një nga miqtë më të ngushtë të Elvis Roshit të Bashkisë së Kavajës. Pa shtuar fakte të tjera kokëforte të shërbimeve sekrete perëndimore, vetëm me një sy të thjeshtë kuptohet se e gjithë familja është e angazhuar në botën e krimit e të drogës.

 Por siç dihet në këto punë dhe çështje të tilla dosja dhe përgjimet aty janë, pavarësisht se Arta Marku dhe Donika Prelat do ikin dhe do të vijnë. Faktet janë kokëforta, aq më tepër që ky tani që ka dalë vazhdon dhe merret ende me këtë “profesion”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nimet Muti08/04/2019 18:38

"Shverci i droges ne portet shqiptare"...shprehje e Josip Broz me 1979.....

Shto koment

Denonco