FOTO/ Zyrtari amerikan përfundon takimin në kryeministri, çfarë u bisedua me Ramën?

FOTO/ Zyrtari amerikan përfundon takimin në kryeministri, çfarë u bisedua me Ramën?

17:53, 08/04/2019
A+ Aa A-

Duket se pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë për të zgjidhur krizën politike shqiptare futet edhe diplomacia amerikane. Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer ka mbërritur sot në Tiranë.

Mathew Palmer nisi axhendën e takimeve në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.  

Zyrtari amerikan mbërriti në kryeministri rreth orës 15:45, ndërsa ka dalë nga selia e qeverisë para pak çastesh. Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa Palmer shoqërohej nga e dërguara me punë e SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Mones Ones.

Ende nuk dihet se çfarë ka biseduar zyrtari i lartë amerikan me kryeministrin Rama, ndërsa nesër do të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Alban Tirana08/04/2019 18:14

    Amerikani si dhe europianët e kanë shirit manjetofoni thënien :- shqipëria ka bërë progres në " drejtësi, ka luftuar krimin dhe korrupsionin, shqipëria faktor stabiliteti në rajon, ekonomia është në rritje, shqiptarët jetojnë të lumtur, ska emigrim politikë, opozita ka bërë vetëvrasje për lënien e mandatit ".

    Shto koment

    Denonco