A gënjeu 'Shtriga e Ramës' për afatin e mbylljes së punimeve? Ja si po çahet sërish segmenti Tiranë-Elbasan

A gënjeu 'Shtriga e Ramës' për afatin e mbylljes së punimeve? Ja si po çahet sërish segmenti Tiranë-Elbasan

17:02, 08/04/2019
A+ Aa A-

Qeveria Rama premtoi që do të mbyllte më 17 maj, rrugën Tiranë-Elbasan, por investimi  duket se është i destinuar jo vetëm të mos mbarojë kurrë, por edhe ta merret përpara nga reshjet e radhës së shiut.

Edhe pse ministrja e Infrastrukturës, Balluku tha se të gjitha punimet do të përfundojnë brenda vitit elektoral, çarjet e fundit në këtë segment tregojnë se edhe këtë herë çdo premtim do të mbetet në kuadrin e premtimeve propagandistike.

Pamjet e siguruara në fshatin Ibë të këtij segmenti tregojnë çarje në këtë segment, me rrëshqitje të vazhdueshme dherash, ndërsa zona mbetet e paqëndrueshme pavarësisht studimeve dhe masave të marra.

Punimet për  segmentin Tiranë-Elbasan kanë nisur 8 vite më parë me një tenderim prej 300 milion dollarësh, ndërsa sot kostoja e rrugës ka shkuar 425 milion dollarë dhe nuk dihet se edhe sa milionë dollarë  do ti kushtojë buxhetit të shtetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco