Salianji: Nëse zgjedhjet bëhen sot, opozita merr 80 mandate!

Salianji: Nëse zgjedhjet bëhen sot, opozita merr 80 mandate!

16:36, 08/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është i sigurtë se, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, opozita do të kishte plot 80 mandate në Kuvend.

“Opozita paralelisht me protestat po punon me programin dhe me piketimin e personaliteteve, pa diskutim që, nëse zgjedhjet do të ishin sot opozita do të ishte me më shumë se 80 mandate, por pa diskutim që opozita duhet të përmirësohet edhe më shumë duke u hapur, duke propozuar alternativen e saj”, ka thënë Salianji në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Deklaratën e kryeministrit Rama se, “do e çojë opozitën për skrap”, ish deputeti Salianji e sheh si frikë të tij pasi në sondazhe del 10 pikë poshtë opozitës.

“Shprehje të tilla tregojnë degradimin mendor, lajthitjen e Ramës duke treguar urrejtjen ndaj kundërshtarit politik. Agresiviteti i Edi Ramës vjen pasi në sondazhe ai e ka humbur mbështetjen popullore dhe është më pak se 10 pikë % në raport me opozitën. E sigurt është që pas disa javësh qytetarët do ta çojnë Ramën në leshpunuese, sepse për skrap çohen hekurat”, është shprehur ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco