Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet, të gjithë do të kërkojnë ndjesë

Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet, të gjithë do të kërkojnë ndjesë

16:22, 08/04/2019
A+ Aa A-

Organizimi i protestës së 13 prillit, ka vënë në lëvizje strukturat e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha thirri në një takim Kryesinë e më pas edhe Këshillin Kombëtar bashkë më ish-deputetët, ku ju ka kërkuar angazhim për të bindur qytetarët që të bashkohen në shesh para Kryeministrisë.

Në mbledhje ka folur edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ka theksuar se opozita sot është shumicë.

Përtej kësaj ai ka pasur edhe një këshillë për zëvendësuesin e tij, liderin e opozites, Lulzim Basha.

“Është normale që partia të dalë edhe mbi liderin.

Lider bëhesh ditën që çon partinë në fitore dhe fiton zgjedhjet. Deri kur të shkosh në atë moment, shpesh të duhet ti futesh detit në këmbë.

Atëherë kur do të fitosh zgjedhjet të gjithë do të kërkojnë ndjesë”, mësohet te jete shprehur ish-kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e zhvilluar ne seline blu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t08/04/2019 17:48

Po nuk u moren masa me te vertete efikase kundra shitblerjes se votes, fitorja do jete si e Pirros

Shto koment

Denonco