Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Rama si peng i krimit dhe korrupsionit: Duart lart, nuk ja mbath dot nga ne!

Rama si peng i krimit dhe korrupsionit: Duart lart, nuk ja mbath dot nga ne!

12:44, 08/04/2019
A+ Aa A-

Është deklaruar shpesh nga opozita dhe media të pa kapura, se halli më i madh ku ka ngecur kryeministri Edi Rama është ai, që pas 6 vitesh bashkëpunim me krimin e organizuar dhe ngritjen e një skeme gjigante korrupsioni, ai e ka gjetur veten peng i tyre.

Tashmë është fakt që nën presionin popullor dhe të opozitës së bashkuar që ka dalë nga parlamenti, Edi Rama, po kërkon në dëshpërim një shteg daljeje nga kurthi që ka krijuar vetë gjatë qeverisjes së tij. Ndërkombëtarët tashmë e kanë të qartë dhe e kanë shprehur hapur me raportet e tyre, se Shqipëria është shndërruar në një bazë globale të krimit të organizuar i cili pastron paratë, si dhe në një klepto-shtet, që grabit paratë e taksapaguesve në favor të një grushti ‘biznesmenësh strategjikë’. Pasi Rama bashkë qeverisi për gati 6 vite me këto dy metastaza, duket se po bën përpjekje që të dalë nga rrethimi dhe kapja që ato i kanë bërë.

Pikërisht këtë situatë e përshkruan në mënyrën më të goditur me karikaturën e tij të radhës në Mapo, artisti i mirënjohur Bujar Kapexhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco