Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

VIDEO/ Bashkohet revolta: protestuesit e Astirit shkojnë në mbështetje të Bregut të Lumit

VIDEO/ Bashkohet revolta: protestuesit e Astirit shkojnë në mbështetje të Bregut të Lumit

12:39, 08/04/2019
A+ Aa A-

Bashkohet dhe fuqizohet revolta e banorëve të Bregut të Lumit, që po përleshen me Policinë sot për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre. Gazetari Ermal Rizaj i Syri.net po ndjek nga terreni situatën.

Janë 204 familje që edhe pse janë dëmshpërblyer, nuk u janë dhënë paratë nga shteti dhe 37 të tjera që nuk janë legalilizuar, duke qënë vetëm 2 metër larg të tjerave.

Për këtë arsye, gratë në Bregun e Lumit sot i kanë dalë para fadromave dhe nuk kanë lejuar t’i afrohen shtëpive, ndërkohë që burrat kanë hipur në çatitë e shtëpive. Qindra policë me skafandra dhe mburoja janë përleshuar me ta sot, por nuk kanë arritur t’i largojnë nga shtëpitë.

Situata dramatatike që  nisi që nga ora 9:00 e këtij mëngjesi, tashmë po evolon: protestuesit e Astirit janë bashkuar dhe i janë drejtuar lagjes në Bregun e Lumit, ku njesoj si ata, po hidhen në rrugë nga shteti pa asnjë kompensim, dhjetra familje të tjera, kryesisht të shtresës më të varfër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco