Edi Rama në borxh edhe me bebet e lindura që nga 1 janari 2019!

Edi Rama në borxh edhe me bebet e lindura që nga 1 janari 2019!

12:16, 08/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri, Edi Rama, proklamoi me të madhe nismën qeveritare sipas të cilës që prej 1 janarit të 2019-ës, ka hyrë në fuqi ligj për ‘Çekun e Bebes’, sipas të cilit parashikohet që për çdo fëmijën të parë që lind një familje shqiptare do të paguante 40 mijë lekë të reja; 80 për të dytin; e 120 për të tretin.

Në kuadër të kësaj, edhe lindja e foshnjës së parë për vitin 2019-ë në maternitetin, ‘Koço Glozheni’, u shfrytëzua për propagandë dhe u transmetua nga ERTV. Beben dhe nënë e re e vizitoj vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi përpara kamerave se nuk do të ketë më burokraci për këtë pagesë.

‘Hapet llogaria bankare në bankë të nivelit të dytë dhe është shumë e lehtë për prindin për të marrë bonusin e bebes’, deklaroi ajo atëherë. Pas pak ditësh në këtë maternitet u shfaq edhe vetë Edi Rama, me një cek në duar.

Por duket se tani pas më shumë se tre muajve, e gjitha kjo ka mbetur në kuadrin e propagandës. Këtë e deklaron ish-deputeti të LSI, Përparim Spahiu i cili ka bërë në Facebook një analizë të shkurtër të borxheve të qeverisë shqiptare dhe mes tyre, edhe ato ndaj bebeve të lindura në këtë periudhë.

‘Mirë borxhet që ju ka të rriturve por Edi Rama ‘nuk kursehet’ të jetë në borxh dhe me të porsalindurit. Ministria e Financave ka mbyllur analizën e faturave që kanë mbetur pa paguar deri në dhjetor të vitit 2018-ë, ku rezulton se në total, detyrimet të cilat duhet të shlyhen me buxhetin e këtij viti janë 61 milionë dollarë. Nga këto, 2.6 milionë duhet të shkojnë për shpërblimin e lindjeve në buxhetin e gjendjes civile si shumë e pa paguar. Nëse përfshihet edhe shuma e borxheve që ka pushteti vendor, fatura e detyrimeve për tu paguar këtë vit shkon në 110 milionë Dollarë’, shkruan Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi08/04/2019 14:00

Nese politika ngele ne dore te artistit(piktorit ne rastin tone), do te jete nje abstraksion qe vetem ai do e kuptoje, dhe sado qe ne te tjeret perpiqemi e te japim mendimin tone se cfare shohim, ky mendim do te jete I gabuar dhe jo ajo cfare piktori ka ne mendje.

Shto koment

Denonco