Lidhje me trafikun e drogës, ngrihet në detyrë oficeri i Marinës. Emri

Lidhje me trafikun e drogës, ngrihet në detyrë oficeri i Marinës. Emri

12:18, 08/04/2019
A+ Aa A-

Një tjetër denoncim i një qytetari është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Referuar mesazhit të qytetarit i cili i kërkon ish Kryeministrit që të mbetet anonim, thuhet se një person i quajtur Olsi Avduli, që ka lidhje me trafikantët është emëruar shef operacional në Forcat Detare.

“Avduli që ishte i lidhur me grupet kriminale ka qenë që bente planin e patrullimit të anijeve në dete në mënyrë të shmangte kapjen e zbulimin e gomoneve në dete”, thuhet në mesazh.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Në narkoshtet trafiku i drogës është meritë!

Lartësohet në detyrë Narkooficeri i Marinës që krijonte shtigjet e lira për kalimin e gomoneve! sb

Përshendetje. Ju uroj shendet. Dua të bëj një denoncim lidhur emerimet që bëjnë në strukturat drejtuse në forcat detare Olsi Avduli i vëllai policit Avduli që ishte i lidhur me grupet kriminale ka qenë që bente planin e patrullimit të anijeve në dete në mënyrë të shmangte kapjen e zbulimin e gomoneve në dete. Sot prap ai përson vazhdon në post akoma më lart, është shef operacional. Mos ndoshta është financimi i krimit në këto emerime.

Ky fakt doli nga biseda qe kisha këtë fundjavë me një mikun tim që punon në bazë. Ju lutem anonim sepse është shumë e rrezikshme. E di që vetem ju mund ta beni publike këtë rast

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco