'Miladini e Dushani, në zemrën e Braçes'/ Historiani tallet keq me ‘mushkonjën’ e Divjakës

'Miladini e Dushani, në zemrën e Braçes'/ Historiani tallet keq me ‘mushkonjën’ e Divjakës

10:35, 08/04/2019
A+ Aa A-

Kur merret edhe Braçe me histori...

Nga Kastriot Dervishi

Zëvendëskryeministri Braçe postoi një tekst të dobët në formën e traktit model "pksh41" në kujtim të 7 prillit 1939, të cilit i kish lidhur një fotografi, të cilës as ia kishte haberin çfarë ishte. Sikur të mos kishte emër do kujtoja si autor p.sh. Shefqet Peçin.

Braçe kërkonte të kujtoheshin për urrejtje "mbreti gjakatar i shqiptarëve” si dhe partizanët për lavdi. Nuk ka pasur partizanë 7 prilli 1939, por ka pasur Abaz Kupin. Mirë do ishte të kujtonte edhe kontributin e shokëve Miladin e Dushan, në vitet 1941-1944 të cilët mendonin për “lirinë e Shqipërisë”.

Ngaqë Braçe ishte në rolin e një hedhësi keqinformues portali dhe meqë unë jam publikuesi i parë i kësaj fotoje, e quaj me vend ta sqaroj atë.

Në vitin 1946, Viktor Emanuli III dhe Mbreti Zog gjendeshin miq të mbretit të Egjiptit. Italiani kërkoi të takohej me Mbretin Zog. Pasi ky i fundit pranoi, italiani kërkoi falje për pushtimin fashist të 7 prillit 1939. Nuk do kishte drekë pa aktin e faljes që italiani edhe mund të mos e jepte. Në drekë kanë qenë të pranishëm edhe nga familja mbretërore e Egjiptit.

Ky takim përmendet në librin e autores Josephine Dedet, “Geraldina Mbretëreshë e Shqiptarëve”, (botimi shqip, Tiranë 2000, faqe 261). Në drekë janë bërë disa fotografi, të cilat janë pjesë e një albumi që posedon familja mbretërore, prej nga unë i kam marrë. Po e shoqëroj tekstin me një plan tjetër të drekës, jo atë që postoi Braçe.

E për ta mbyllur, Braçe duhet të dijë se Italinë fashiste nuk e mundën partizanët që drejtoheshin nga dyshja jugosllave (gjynah që nuk i kanë bërë ndonjë shtatore), por kapitulloi në shtator 1943. Të ishte për partizanët, Italia kushedi sa do rrinte. Se tradhtarët do i gjejë me shumicë te ata që ka idhuj e jo te ata që kanë bërë Shqipërinë. Historia nuk njihet nga emocionet familjare dhe nga filmat demode të kinostudios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz08/04/2019 15:55

Kur do me u bo edhe miushi Braçe historian, xhepisti vogel i linjes Kombinat-Kinostudio, tmerri dites se rrogave, do me fitu akoma vote me histori bajate se medemek vendi u çliru nga partizanet! Ishin vendet e fuqishme si USA dhe Rusia ato qe bene qe Gjermania dhe Italia te kapitullojne, po te ishte per kuqalashet e enver dylberit, i hanin mune talanit e gjermanit o Braçe sumçpumi.

Xhuze08/04/2019 13:13

Faleminderit Kastriot!

Dekorativisti08/04/2019 11:51

ashtu si mbreti zog i kerkoi mbretit italian,ne sot nuk i kerkojme europes te kerkoje falje per genocidin e 1913-es ndaj shqiptareve por ne kor si bretkosat duam europe, po si , me kulla korrupsioni e me reforma hajdutesh

Shto koment

Denonco