A do të ulet opozita në një tavolinë me Ramën për zgjidhjen e krizës? Ja si përgjigjet nënkryetarja e LSI-së

A do të ulet opozita në një tavolinë me Ramën për zgjidhjen e krizës? Ja si përgjigjet nënkryetarja e LSI-së

21:58, 07/04/2019
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka përjashtur një mundësi dialogu me kryeministrin Rama përsa i përket zgjidhjes së krizës politike.

Në një intervistë për  Ora News, ish-deputetja u shpreh se: ‘Për LSI-në nëse do të ketë një tryezë ajo nuk duhet të jetë për të zgjidhur problemet e partive politike.”

‘Nuk bëhet fjalë aktualisht për tu ulur në një tryezë për të zgjidhur problemet ndërmjet partive politike. Tani bëhet fjalë për tu ulur në tryezë, nëse do të ketë mundësinë e një ulje në një tryezë, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve. A jemi të zotët ne të gjitha palët për tu ulur dhe për të folur për problemet e shqiptarëve?! Unë dyshoj që kryeministri është i gatshëm ta bëjë këtë gjë, sepse nëse është i gatshëm ta bëjë këtë gjë kjo do të thotë që të heq dorë nga karrigia.

Në lidhje me ftesën e Ramës për dialog për reformën zgjedhore, Mehmetaj tha se reforma zgjedhore nuk i zgjidh problemet e shqiptarëve.

‘Reforma zgjedhore nuk është problemi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk ushqehen me reformë zgjedhore. Fëmijët e shqiptarëve nuk shkollohen me reformë zgjedhore. Spitalet nuk i blejnë ilaçet nëpërmjet reformës zgjedhore. Asnjë prej problemeve shqiptare nuk do zgjidhej nëse ne do bënim sikur po bënim ndonjë ndryshim të madh ose një reformë të madhe zgjedhore, e cila nuk ka për të ndodhur, por edhe nëse ndodh nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do të adresoheshin 2-3 ëështje prioritare, sic është përfshirja e personave të inkriminuar në procese zgjedhore, as përdorimi i administratës publike, apo edhe për ti dhënë fund problemit të shit-blerjes së votës. Asnjë reformë zgjedhore nuk do të zgjidhte problemet e shqiptarëve.”, tha Mehmetaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco