Agron Tufa publikon DOKUMENTIN: Spartak Braho dënoi njerëz me vdekje

Agron Tufa publikon DOKUMENTIN: Spartak Braho dënoi njerëz me vdekje

20:46, 07/04/2019
A+ Aa A-

Para pak ditësh, deputeti socialist, Spartak Braho, kërkoi në Kuvend shkarkimin e kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, shkrimtarit Agron Tufa. Kjo ngjalli një debat të fortë mes tyre me akuza të ndërsjella.

Të dielën, Tufa publikoi një dokument duke theksuar se Braho ka dënuar njerëz me vdekje në komunizëm.

REAGIMI I TUFES

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhënë dhe dënime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:
a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshëm;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz09/04/2019 18:25

Turp i padegjuar qe akoma ne kuvendin e Shqiperise, te shohesh deputete kriminele si ky mbetja toksike spartak plera, nje nga jashtqitjet e zorres se trashe te diktatures hoxhiste. Ky qelbesir nuk eshte i vetmi, kryetar i kuvendit eshte ministri i sigurimit te enver dylberit shoku Mozi nga salaria gryk e topit, 5pellembe leshi gopit, kriminel ordiner urdheruesi i vrasjes se kater martireve ne Shkoder dhe plagosjes se dhjetra te tjereve qe u ngriten kunder diktatures se çakejve te kuq. Ne ate kuvend eshte dhe hetuesi sadist Fatzi xhafa qe ka masakruar njerez ne hetuesine e pushtetit komunist. Jane jo pak, por rreth 600 ish sigurimsa qe punojne akoma sot ne institucionet e shtetit dhe pushtetit te drejtuar prej birit te kriminelit Kristaq ram qenefit, i cili firmoste denimin me vdekje te poetit Havzi Nela. Me siguri qe shpirtrat e ketyre krimineleve do shkojne nje dite ne halene e gomereve, aty Ku e Kane vendin kellira si keta.

ylli09/04/2019 15:07

I kane shum borxhe ketij populli

coli09/04/2019 11:55

As që ka farë nevojë që të komentosh ato çfarë thotë shkrimtari Tufa e çfarë thotë ky ish sigurimsi Braho. Shihni portretet e tyre.. Shihni fytyrën normale njerëzore të shkrimtarit e shihni surratin prej krimineli të Brahos.

Balo Bna 08/04/2019 06:11

Ka denuar Gjykata me vdekje nje person qe ka vrare.. Çka per kriminale ketu or ti Tufa...?! Nuk jam sigurims,po te bej thirrje te nxjerresh prova te drejta ,nese ke.. Mos na merr per leshko ...

Daj Jaku07/04/2019 23:53

Më të lumtë palla! Më mirë vonë se kurrë. Këta duhet të dergjen në burg, ndërsa qëndrojnë në parlamentin e rrethuar me tela me gjëmba. E kemi gjysëm të gatshëm me ato tela, ti vemë edhe kafaz hekuri të salduar mirë, pa celësa, ta rrethojmë me mur të lartë, kështu nuk kemi nevojë për ceremonira. Kriminelët mbeten mbyllur aty brenda.

Alban Tirana07/04/2019 23:36

Kur e voton dhe e bën deputet ky popull bastard, çfarë fai ka Spartak Braho.

vera07/04/2019 22:03

hiku ne Spartaku!

Goni07/04/2019 21:07

Shume mire ka bere Spartaku. I tille qe ligji:"Po vrave, do te te vrasin." Pse si don ti Tufa, te vrasesh kend te duash dhe te te lene te gjalle?! Jo mor lale.

Shto koment

Denonco