Zëri autentik i Konicës, çfarë thoshte në Radio NBC për pushtimin italian dhe Mbretin Zog

Zëri autentik i Konicës, çfarë thoshte në Radio NBC për pushtimin italian dhe Mbretin Zog

18:43, 07/04/2019
A+ Aa A-

Një material audio autentik, i papublikuar më parë i i publicistit dhe diplomatit Faik Konica është bërë i njohur nga gazetari Ilir Ikonomi i “Zërit të Amerikës”

Në këtë material zanor, gazetari Konomi, thotë se bëhet fjalë për një intervistë që Konica ka dhënë për radion NBC 80 vjet më parë.

Ja çfarë shkruan Ilir Ikonomi:

Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë.

Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayfloëer të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë.

Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.”shkruan gazetari Ikonomi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi07/04/2019 19:55

Shwiptar qe do Shqiperine. Fisnik dhe besnik i se mires! Sa poshte ka rene ky miket sot qe lejon ta perfaqesoje Shqiperine llumi edi rama, dobic i enverit

krist07/04/2019 19:32

Fatishizimi i miqesise,nga Konica,me kujton miqesine e perjeteshme me Jugosllavine,mbas prishjes me te-miqesine e pavdekeshme me Stalinin e Bashkimit Sovjetik (qe e kishte shume merak edhe Fan Noli),dhe kur edhe Hrushovi,na u be revizionist,u lidhem me miqesine vellazerore (se nga dolem vellezer,asnjeri nuk e morri vesh),me popullin e madh kinez,te Mao Tce Dunit,marksist-Leninistit te shquar,por qe me vone na u venit dhe u be Taxebaist.Por edhe kuptimi i ceket,per rruget qe Italia ndertoi ne Shqiperi.Rruget jane rruge,qe lidhin vendin,e popullin,zhvidhojne transportin,ekonomine,levizjen e njerezve,krejt vendin.Por sipas Konices,ato paskan vlejtur,vetem per te levizur Mbreti (dikur armik,e me vone mik e si ambasador,edhe vartes i tij),me eskorrten e tij dhe mbretereshen lehone me femijen dy ditesh."Patriotizem" i madh,tregohet ne kete vidio.

ASd07/04/2019 19:21

Ne menyre te papritur Konica shfaqet irrealist, me llogjike infantile, per mos komentuar intonacionin dhe pasigurine e zerit. Nga "gjigandi" prisja me shume.

Shto koment

Denonco