'Sistemi shëndetësor, ndër më anti-socialët e botës, mbi 50 % paguhet nga pacientët, mjekët janë specie në zhdukje'

'Sistemi shëndetësor, ndër më anti-socialët e botës, mbi 50 % paguhet nga pacientët, mjekët janë specie në zhdukje'

18:55, 07/04/2019
A+ Aa A-

Shqipëria e fundit në Europë për “Kujdesin ndaj Pacientit”.

Në Ditën Botëror ndaj Shëndetit, ish-ministri Tritan Shehu shkruan se sistemi shëndetësor shqiptar është ndër më anti-socialët e botës, ku mbi 50 % e shpenzimeve shëndetësore paguhen nga vetë pacientët ndërkohë që parametrat e shëndetësisë shqiptare po rendin drejt atyre të Afrikës Qëndrore.

Ja reagimi i plotë i Tritan Shehut

Sot, Dita Boterore e Shendetit fatkeqesisht e gjen sistemin tone shendetesor ne prag te kolapsit, te fundit ne Europe per “Kujdesin ndaj Pacientit” e me parametra drejt atyre te Afrikes Qendrore.
Sistemi i yne, ne varferi te thelle, ka nje financim nga Buxheti e Kontributet reth 20 here me te ulet se mezatarja europiane e disa here me te ulet se Maqedonia e Veriut.
Ky sistem eshte nder me anti socialet ne bote, ku mbi 50% e shpenzimeve per shendetin paguhen direkt nga qytetaret, shifer kjo qe ne vendet europiane nuk kalon 20% te tyre.
Mjeket tane, qe punojne nen nje trysni e mungesa te medha, po kthehen ne nje “specie ne zhdukje”, duke arritur ne nivele te frikeshme, 1 per 1000 banore.
Numri i shtreterve, specialiteteve etj, jane disa here nen mezataren europiane, duke cuar ne degradimin e shumices se spitaleve periferike e larguar keshtu sherbimin nga pacienti.
Qendrat spitalore te Tiranes duke mos perballuar dot fluksin kombetar, po pengojne aksesin e pacienteve drejt tyre.
Sistemi paresor gjithmone dhe me i “rrudhur” e ai spitalor ne zvogelim, jane nder me te cenralizuarit ne bote, duke u bere keshtu “mekanizma” politike pa incentiva zhvilluese, te destinuara, per kolaps.
DHE NE FUND NJE LAJM TE MIRE: pikerisht per te diskutuar per keto probleme e rruget e permiresimit te sistemit, Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer do te organizoje ne Tirane me 26 prill, nje Konference Rajonale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco