VIDEO/ ‘Kjo qeli po më mundon ....’, ja si Berisha tallet me videon e Saimir Tahirit në klub nate

VIDEO/ ‘Kjo qeli po më mundon ....’, ja si Berisha tallet me videon e Saimir Tahirit në klub nate

16:54, 07/04/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili mban në mbi shpinë akuza shumë të rënda për kultivim dhe bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, edhe pse është në proces gjykimi, gjeti kohën dy netë më parë të sfidojë hapur drejtësinë dhe shefin e tij duke publikuar një video në instagramin e tij ku kërcen në një klub nate

Ish-kryeministri Berisha, e ka cilësuar në një postim të fundit si “narkomistri i Noriegës që sfidon me ahengje dhe origji vendimin e narkogjykatës së Edvinit, ndërsa qytetarët mendojnë se ai e ka vendin në qeli’

‘Super narkoministri i Noriegës, skafoministri që u dha makinën me targën dhe pronësine ministrore dhe skafin e tij famozve Habilaj dhe që me Noriegën, të cilin e mbanë penge me Xibrakën, mbuluan Shqipërinë në kanabis, pret duke sfiduar me ahengje dhe orgji vendimin e narkogjykatës së Edvinit por qytetarët mendojnë ndryshe për të. Ata mendojnë se vendi i tij është në qeli. Ndiqni videon. Sb”, shkruan Berisha duke i bashkëngjitur edhe videon ku Tahiri kërcen i pashqetësuar në një klub nate.

Por ish-kryeministri Berisha nuk e ka lënë me kaq, por ka preferuar që të tallet në videon e Tahirit ku ka zgjedhur ti mbivendosë një këngë me tekst:

‘Kjo qeli po më mundon dhe rinia po më shkon....'

Ndiqni për më shumë videon

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera07/04/2019 20:06

1.Saimiri te mos beje karagjozin, por te shkoje me kamet e veta ne burg, jo ma ne drejtesi.2.as qe e shkoj neper tru,se drejtesia do beje ,qofte tolerimin ma te vogel ne ket drejtim.3.Saimiri,edhe bufi e kupton, se asht njishi, qe duhet denuar.

Shto koment

Denonco