Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Replika për 7 Prillin-‘Gënjyet për luftën, dëshmorët, njeri-tjetrin, armiqtë e vrarë…me të njëjtën lehtësi si tani’

Replika për 7 Prillin-‘Gënjyet për luftën, dëshmorët, njeri-tjetrin, armiqtë e vrarë…me të njëjtën lehtësi si tani’

16:21, 07/04/2019
A+ Aa A-

Sot është 7 Prilli, date kjo që na kujton pushtim fashist të tetëdhjetë viteve me parë! E premtja e zeze do te hapte një periudhe lufte e robërie e me pas po kaq i kobshëm qe triumfi i terrorizmit komunist ne Shqipëri! Shteti shqiptar, Mbretëria e cila ja kishte dale qe fiset t’i shndërrojë ne komb dhe kombit ti jepte një shtet serioz u mbyt dhunshëm nga njëra prej fuqive me te rëndësishme ushtarake siç qe Italia Fashiste e Musolinit!

Por disa personazhe duhen kujtuar sot me nderim dhe i pari prej tyre është Ahmet Zogu i cili nuk pranoi asnjë prej kushteve që Duçja i dërgoi me Guzzontin! Nuk e pranoi vasalitetin për të ruajtur karrigen e vet! E vërtetë qe Mbretit nuk i ndrit ylli si ne vitit 1920 kur shkëlqente ne kongresin e Lushnjës, kur bënte luftë me serbet në Koplik, paqtonte mirditorët e Gjon Marka Gjonit, siguronte kufirin lindor dhe organizonte kryengritjen e Vlorës për të hedhur ne det italianet qe prej vitesh mbanin Vlorën duke siguruar kësisoj tërësinë territoriale e pavarësinë kombëtare por gjithsesi ai organizoi qëndresën dhe rezistencën simbolike! Zogu u tradhtua nga te gjithë, nga drejtuesit e ushtrisë dhe diplomatet nga Evropa dhe fqinjët ballkanikë!

Ushtria shqiptare e ka këtë dreq zakoni qe kur duhet të rezistojë bash atë moment jepet, gjuajne uniformen ne ferra, pushkën në lumë dhe ja jep vrapit sipas parimit kembet e lehta faqja e bardhe!

Por një pjesë e ushtrisë mbretërore rezistoi në Shëngjin, Durrës, Vlorë e Sarandë! Në Durrës, qëndresa qe me epike duke i gozhduar për disa ore e me humbje ne njerez ushtrine italiane! Aty  mbi te gjithë shkëlqeu oficeri Abaz Kupi dhe kapteri Mujo Ulqinaku qe mbet dëshmor! Komunistet aso kohe strukeshin ! Mardhëniet e mira mes Stalinit dhe Hitlerit te cilat kulmuan me paktin Molotov-Ribentrop u kishin ndryshkur armet, hequr shulat e mbyllur gojën! Asnjëherë nuk ka marre vlerën e duhur në historinë tonë fjalimi profetik i Mehdi Frasherit ne Radio Tirana i mbajtur ne gjuhen frënge teksa gatitej pushtimi!

Ai ju drejtua vendeve demokratike duke ju thënë mos rrini indiferente se ajo qe po na ndodh ne sot do ju trokasë në derë ju nesër! Dhe gjema për gjithë Evropën nuk vonoi ! Historiografia ideologjike vazhdon ende me larvat e veta te mbjedha ne pseudo dije te manipuloje te vërtetat! Ata si lende te pare moren gelbazat e Enver Hoxhes dhe prej saj bene bukën! Ata gënjyen për luftën antifashiste, gënjyen për betejat, për numrin e dëshmorëve, gënjyen për njeri-tjetrin kur i shpallnin armiq, gënjyen për armiqtë e vrarë, gënjyen për krijimin e frontit nacionalçlirimtar duke mohuar deri edhe kryesimin e tij nga Abaz Kupi dhe Gjon Çoba, gënjyen për konferencën e Mukjes, gënjyen per rolin e Legalitetit dhe Ballit Kombëtar në luftë, gënjyen për ndihmat e Anglezve, mohuan luften civile dhe pasi regjimi u vendos vetëm gënjyen e shërbyen për turpin tone se ata se kane këtë ndjenjë, genjyen per tradhtine ndaj Kosoves dhe masakren e Tivarit! Genjyet edhe per barbarite e pushtuesve per te eklipsuar barbarite e me vonshme te sigurimit te shtetit! Komunizmi vrau e burgosi shume me teper njerez se lufta e dyte boterore!

E vërtetë rreth dy mije e teteqind veta dhanë jetën në beteja te vogla e sporadike kundër italianëve e gjermanve dhe ata janë bijë të lirisë, heronj qe meritojnë respekt te përjetshëm! Por po kaq e vërtete qe shume të tjerë partizanë u shpallen armiq te cilet u pushkatuan e internuan e shume te tjere lyen duart me gjak dhe krime duke tejkaluar çdo forme terrorizmi te njohur!

Ky terrorizem njohu organizimin e vet politik me PPSH-ne dhe triumfin e vet me njeriun e ri ! Ky njeri i ri leshoi vezet e veta përtej kohes se vet biologjike ! A mbushi me krenari niperit per krimet e gjyshërve! Me këtë biçim krenarie disa qenie politike pa kulture historike te ushqyer gjithë jetën me drejtësinë e luftës se klasave me përçarjen jug-veri te vendosur qe nga koha kur divizioni i pare sulmues kalonte Shkumbinin për ne veri ku duhej te shkatërrohej “reaksioni” ! Këtë qyqarë me idenë qe duke e ngrohur me pak flake ideologjike barutin e pshurrur te historise se manipuluar besojnë se mund te s’postojnë sado pak vëmendjen nga çmeritjet korruptive te asaj qe ka mbetur nga e majta dhe qe na qeveris sot si eterit dje me ate format propagandë me idenë se ata qenkëshin pasardhësit dhe vazhduesit e partizaneve! Po kaq pellitjet komemorative i duhen kësaj qeverie per te mobilizuar ndonje militant truthare qe ne dasma ja merr vençe për komandantin !Po tek partizanet e vdekur bashkohemi te gjithë ne nderim tek te gjallet ndahemi se na ndan krimi dhe gjaku i pafajshëm qe skuqi sheshet e këtij vendi! Ndaj 80 vjetori i pushtimit duhet kujtuar për të reflektuar mbi thyerjen historike qe solli, rrenimin e shtetit qe bene rilindasit dhe themelimin e shtetit terrorist te komunisteve! Duhet kujtuar për të nderuar Ahmet Zogun politikanin me brilant te historisë sonë moderne, Mehdi Frasherin, heronjtë si Abaz Kupi e Mujo Ulqinaku! Pa ata historia jone do te ishte nje çanak plot me genjeshtra, dhune e gjak e politikane qe rrejnë për te shkuaren me te njejten lehtesi qe rrejne çdo dite ne aktualitet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco