Rebelimi i Ilir Demalisë: Turpe të kombit bëhen 'Nderi Kombit'

Rebelimi i Ilir Demalisë: Turpe të kombit bëhen 'Nderi Kombit'

15:01, 07/04/2019
A+ Aa A-

Analisti që jeton në SHBA, por që është shumë aktiv sa i përket aktualitetit në vend, Ilir Demalia, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se, “media e shkruar dhe vizive, urgjentisht duhet të filloj të heqi nga përdorim prapashtesat, i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, e.t.c, vënd e pa vënd, duke i fërkuar kurrizin njëri-tjetrit, kemi inflancionuar çdo vlerë reale, morale si pavlefshëmëri edhe në infalcionimin edhe dekorimeve si "Flamuri Kombëtar" "Nderi Kombit" "Nënë Tereza" e me radhë”.

Sipas tij, është shumë e rëndë kur antivlera trumbetohet me të madhe si vlerë në sytë e shoqërisë.

Postimi i Ilir Demalisë:

Piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoralitetit!

Media e shkruar dhe vizive, urgjentisht duhet të fillojë të heqë nga përdorim prapashtesat, i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, e.t.c, vënd e pa vënd, duke i fërkuar kurrizin njëri-tjetrit, kemi inflancionuar çdo vlerë reale, morale si pavlefshëmëri edhe në infalcionimin edhe dekorimeve si "Flamuri Kombëtar" "Nderi Kombit" "Nënë Tereza" e me radhë.

Po të jenë si shoqëri shqiptarët kaq shumë të shquar, nuk do të ishim kaq shumë të shqyer.

Kjo bëhet edhe më e rëndë kur turpe të kombit bëhen "Nderi Kombit"!

Edhe më e rëndë kur njerëz që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve nderohen si "Ndere Kombi" e me radhë!

Edhe më e rëndë, kur antivlera trumbetohet si vlerë!

Kjo përzjerie e vlerave me antivlerat, e moralit me imoralitetin, e kriminelëve me viktimat ka sjellë këtë gjendje të rëndë, ku askush nuk e sheh dhe ndjen më në gropën e m. . . që ka rënë, por krekoset mbi kodrën e plehut që ka ngritur vetë mungesa e raportit dhe kritereve të vlerësimeve, në pavlefshmërinë si shoqëri, që jeton mbi piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoraliteti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

joel shkodra07/04/2019 17:07

Me emra, zoti Demaliaj, sepse nuk jane te gjithe kriminele, imorale, turpe etj. Veri pikat mbi i..

Niku07/04/2019 15:55

Eshte konstatim shume i sakte nga ana e z.Demalia por dhe shum i trishte po ta mendosh . Jane aq shume ' te shquar e te nderuar " sa kur i shikon nje pjese e mire kur i shef te lind natyrshem mendimi se cfar kan bere keta tipa per vendin e tyre dhe vetvetiu subkosienca te ngacmon dhe gjuha ne vend te artikuloje " i nderuar " artikulon fjalen " mender ". Vertet i do vene fre ketij lloj trendi qe gjithkush vrapon ti beje qejfin tjetrit me sh}resen se diten tjeter po ky do tja ktheje ne formen e qokes .

Shto koment

Denonco