'Korrupsion masiv tek patentat: Vetëm nga Tirana, Gonxhja merr 70 milionë në muaj!'

'Korrupsion masiv tek patentat: Vetëm nga Tirana, Gonxhja merr 70 milionë në muaj!'

13:24, 07/04/2019
A+ Aa A-

Një korrupsion gjigand në emër të reformave të kreut të saj, Blendi Gonxhja, duket se ka shtrirë tentakulat në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, njohur ndryshe si Drejtoria e Patentave.

Punonjës të atyshëm denoncojnë se fitimet e Gonxhës, shkojnë deri në 70 milionë lekë në muaj, falë bashkëpunëtorëve të tij në korrupsion, që s’i ndalon asnjë ligj.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të kësaj drejtorie, me këtë shënim: “Korrupsion masiv në Drejtorinë e Patentave! Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Unë jam një punonjës i patentave të Tirana!

Ka dy muaj që zotnia Gonxhja më lëvizi, sepse do të bënte gjoja reformë duke zhdukur korrupsionin.

Të thotë vëllai ty nja dy gjona, pasi situata këtu është se janë rritur pazaret!

Ate Bashkimin e patentave edhe pse “Antikorrupsioni” e tha të pushohet, Gonxhja e ka menaxherin kryesor.

Vetëm në patentat e Tiranës, në muaj, Gonxhja merr 65-70 milionë të vjetra në muaj.

Lekët i mbledh Dëfrim Ajazi, që e ka marrë Gonxhja si “Mon Kukaleshi” ose siç ka qënë vetë te bashkia e Tironës me Ed Ramën.

Në gjithe qarqet në muaj merr o zot, sa shumë, s’ma nxë goja të ta them: 400 milionë në muaj merr! Nëse ka bekimin tat, ta boftë zoti hallall, se një % e merr edhe Gjylametja nga Dritan Meta i Inspektoriatit Qëndror Teknik!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri 07/04/2019 17:41

dhe nje pjese te lekve i lan me makinat me qera "qe jep"

anonim07/04/2019 17:29

Pervec sa me lart, a e ka menduar/llogaritur njeri "tarifen qe ne paguajme per rinovimin e Patentes. nje vjedhje e vertete: 1,000 leke (te reja) formulari ne ambulance; 1,500 Leke (te reja) vizita e syve dhe 1,500 leke (te reja) vizita e vesheve (megjithese paguajme sigurime shendetesore dhe ato duhet te jene falas, apo dhe te behen 1,000 leke (te reja) edhe ne privat. dhe mbasi mbarojne keto shpenzime vjet tarifa e deklaruar per patenten 3,500 leke (te reja) qe paguhet ne Drejtorine e patentave. A mund ta shpjegoje njeri pse duhet te paguajme per vizitat mjeksore kur paguajme sigurimet ne shtet ????

Shto koment

Denonco