'Biber' të fortë paska lëshuar Elezi/ Komenti pikant i Manjanit për analizën e drejtorit të VOA-s

'Biber' të fortë paska lëshuar Elezi/ Komenti pikant i Manjanit për analizën e drejtorit të VOA-s

12:22, 07/04/2019
A+ Aa A-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i njohur për qëndrimet e tij të forta dhe në shumë raste pikante, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të komentuar analizën e Drejtorit për EuroAzinë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj.

“Biber” të fortë paska lëshuar Elezi i VOA. Ky është rasti kur media të përvëlon më shumë se gazi lotsjellës”, shkruan Manjani.

Image

Ja çfarë shkruan ndër të tjera Dr. Elez Biberaj në analizën e tij:

Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.

Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco