Meta apel politikës: Dialog, jo mitingje dhe antimitingje! Të mbrojmë arritjet pas '97

Meta apel politikës: Dialog, jo mitingje dhe antimitingje! Të mbrojmë arritjet pas '97

10:15, 07/04/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë nga Durrësi për zgjidhjen e krizës politike në vend: “Besoj vetëm tek dialogu mes partive, - ka theksuar Presidenti. -  Inkurajoj të gjithë politikanët, qoftë të mazhorancës, qoftë të opozitës."

"Ne jemi në Durrës në këtë 80-vjetor për të kujtuar me krenari të pafundme Mujo Ulqinakun dhe të gjithë ushtarakët dhe vullnetarët që i qëndruan betimit për atdhe dhe flamur dhe bënë krenarë cdo shqiptar njëherë e përgjithmonë. Vendosën vendin tonë në anën e duhur të historisë. Përkulem me nderim të jashtëzakonshëm.

Unë besoj te dialogu dhe zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë, Kushtetues, institucional dhe demokratik.

Unë besoj që pas 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis politikanët e përgjegjshëm kudo që ndodhen në shumicë apo opozitë të tregojnë që në këto 22 vite që Shqipëria ka bërë përparime dhe nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe demonstrimeve të forcës, mitingjeve dhe antimitingjeve të panevojshme. Aq më tepër jemi në prag të sezonit turistik. Ka një hapësirë për të gjetur zgjidhet e duhura dhe secili duhet të reflektojë. Është detyrë e tyre të tregojnë vullnet për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të udhëhiqen nga arsyeja.”

Deklarata u bë gjatë ceremonisë përkujtimore të Rezistencës Antifashiste, që shënon sivjet 80-vjetorin, homazheve tek monumenti i Mujo Ulqinakut.

“S’duhet të bëjmë hapa pas për shkak të kokëfortësisë”, - nënvizoi Meta     

Zoti Meta, si i komentoni zhvillimet e fundit politike? Protestat vazhdojnë, ka zëvendësime...

Presidenti Meta: Unë besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Besoj se pas vitit 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis e i inkurajoj të gjithë politikanët e përgjegjshëm kudo ku ata ndodhen, në mazhorancë apo në opozitë, të tregojnë që në këto 22 vite Shqipëria jo vetëm ka bërë përparime, por që edhe këto 22 vite nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe të demonstrimeve të forcës përmes mitingjeve, dhe antimitingjeve të panevojshme. Aq më tepër që jemi edhe në prag të sezonit turistik, që dihet se është aq i rëndësishëm jo vetëm për Durrësin, por edhe tërë Shqipërinë dhe për ekonominë tonë. Kështu që unë besoj se ka një hapësirë të gjerë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe secili të reflektojë.

 A mund të ndërhyjë Presidenti për të hapur një dialog meqenëse nuk po arrihet?

Presidenti Meta: Besoj se është detyrë e tyre që të tregojnë vullnet real për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës si dhe të udhëhiqen vetëm nga arsyeja dhe interesi i përbashkët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 8 PRILL 201907/04/2019 15:49

CARO PRESIDENTE. Ju paskan lodhur protestat madhështore të opozitës dhe antimitingjet e pozitës me këto porosira për diallog që po jepni nga Durrësi. Ju pak kohë më parë na thatë që nuk do lejoj të vendoset JUNTË e një DIKTATORI tepsie apo do sakrifikoem si SALVATOR ALENTE në Kili.Tani po na thoni që të ulen bashkë LULI dhe Rama dhe pastaj?.. A jeni ju i zoti të bëheni mbi palët?.. A mundeni ju të blndi KM e MADHËRISHËM që vëndi të shkojë në zgjedhje të parakohshme?.. Me kthesën 180 gradë që ju bëtë në Durrës sot, na dhatë të kuptojnë që ju nuk ju dëgjon më kush z. PRESIDENT. Ashtu si dhe ambasadorët burokratë dhe të molepsur të vëndeve të BE. Ja lini në dorë z. Presidendt një vëndi të fuqishëm si SHBA që gjithmonë i është gjendur afër Shqipërisë në momente shumë delikate dhe i ka zgjidhur mjaft kriza politike të rrezikshme që i janë kanosur vëndit tonë. Kujtojmë këtu për shumë politikanë anadollakë të Shqipërisë se shteti i p.v shqiptar pas shpalljes së p.v. më 1912 nga ISMAIL QEMALI nuk do njihej nga Kancelaritë Europiane të asaj kohe mbas ndërhyrjes të presidentit të SHBA z. Uillson mbas lobimit të fuqishëm shqiptaro- amerikan pranë tij.

cuf dabjoni07/04/2019 12:27

dmth per shokun Ilir Shqiperia vetem pas 97 u be....nderkohe qe atehere filloj tentative per rilindje te etatizmit, hajnise etj e tj.

i deleguari07/04/2019 10:54

Zoti President,sa do parimor te jete mesazhi juaj ,ai eshte "non sens". Ju thoni "vetëm dialogu mes partive",por maxhoranca ne pushtet eshte kethyer ne organizate kriminale dhe nuk eshte parti,percaktim qe tashme eshte njohur edhe nga mbare nderkombetaret.E vetmja zgjidhje eshte ,qe nqse JU keni ndonje kompetence qe ende nuk e keni ushtruar,bejeni sa nuk eshte vone,te tjerat jane pallavra!

Shto koment

Denonco