FOTO/ Policë të shumtë me kundragaz në shpinë, Rama nuk u beson, zbret në Kukës nga ajri

FOTO/ Policë të shumtë me kundragaz në shpinë, Rama nuk u beson, zbret në Kukës nga ajri

18:36, 05/04/2019
A+ Aa A-

Forca të shumta të Policisë së Shtetit të specializuara në ndërhyrjen e shpejtë, u vunë në lëvizje sot për ti hapur rrugën kryeministrit Rama drejt Kukësit.

Ndërsa banorët ia vunë traun kryeministrit që në hyrje të qytetit pavarësisht forcave të shumta të policisë, duke e detyruar Ramën që të zbresë me helikopter për në aeroportin e Kukësit.

Forcat e shumta të Policisë janë denoncuar edhe në një foto të publikuar nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në facebook.

Siç shikohet edhe në foto krahas pajisjeve të zakonshme, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë pasur me vete edhe çantat e kundërgazit, çka të lë të mendosh se janë përgatitur edhe për një sulm me gazlotësjellës ndaj protestuesve që kundërshtojnë qeverisjen e Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera05/04/2019 20:12

akoma kundragaz! per kete demokraci e ka fjalen ndonje pesherende?!

Shto koment

Denonco