Kriza politike, Rama shfaqet i gatshëm për dialog

Kriza politike, Rama shfaqet i gatshëm për dialog

14:30, 05/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është tërhequr befasisht nga kokëfortësia e treguar deri tani dhe është shprehur sot i gatshëm për dialog me opozitën, me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

Rama shkroi sot në mesditë në Twitter: “Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi, numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pas takimit që zhvilloi me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në KE dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera.

Calavera u takua edhe me përfaqësues të opozitës. Në Twitter, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë theksoi: “Është koha që të dyja palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Calavera u takua me përfaqësues të partive politike të opozitës për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në Shqipëri përpara Raportit Vjetor të Komisionit për 2019-n”.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    BIDO05/04/2019 16:59

    Ne se ka shqiptare, e jo me politikan qe ti besoje ketij mashtruesi, le ta bejne kompromisin, por eshte vrasje per tere opozitarizmin e popullit qe kerkon ndryshim te sistemit pushtetar, e largimin e ketij mashtruesi Bandit narkomann,Vetem atehere do kete bisedime, e kuvendime me mareveshje per ta cuar demokracine ne shinat e duhura.

    Zaho05/04/2019 16:39

    "Te bisedojme per penalitete te reja per blerjen e votes" Me kete, ....pa dashje llumi nr -1 i Shqiperise pranon se zgjedhjet e vjetra i ka blere.

    cuf dabjoni05/04/2019 15:34

    A thua ka mesuar sharje te reja e me llafe te pista qe kerkon ballafaqim me kundershtaret....

    tironci05/04/2019 15:00

    Ky palla do bisedime ime. Po ky sosht me pal poltitike me gjith rilindjen. Ato jan nji grup banditesh qe kan shtrembru kaq shum demokracine e brishte shqiptare sa e kan cu ne diktaturen e kriminelve. Dhe me diktatoret ska mo bisedime po ka vetem fshese e burg. Pale ne ket rast osht partia socialiste e vertete dhe pd e lsi qe jan jashte sistemit. Vetem kta mund te vendosin ne shina normale poltiken shqiptare. Rruga e vetme osht me rrexu me hir a me pahir diktaturen e kriminelve me Ramen kryetar. Kush bohet pale me ramen e bon bisedime ka legjitimu diktaturen e kriminelve.

    t05/04/2019 14:59

    Nuk ka dialog me kete km

    vera05/04/2019 14:50

    Hajt,ju vazhdoni dialogun,se une po drejtoj timonin! he mo, si perhere.

    Shto koment

    Denonco