Basha: Në Perëndim, Rama konsiderohet njeri që i kanë vënë kryqin!

Basha: Në Perëndim, Rama konsiderohet njeri që i kanë vënë kryqin!

09:59, 05/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, tek kthehej mbrëmjen e djeshme nga Gjermania, ka treguar në një lidhje telefonike për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit”, se cili ishte opinioni i politikës gjermane për krizën në Shqipëri dhe kreun e qeverisë Edi Ramën.

Rakipi: Ta ndjekim çfarë thotë i zoti i punës, z. Lulzim Basha, që është duke u kthyer nga Gjermania. Ishit atje për kontakte politike dhe ndoshta mund të dimë diçka më shumë:

Gjermania ka qenë shumë e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri prej më shumë se një viti. Shqetësime që janë shprehur në mënyrë të vazhdueshme, të qartë dhe të hapur nga drejtuesit më të lartë të politikës gjermane.

 I pari i qeverisë ka zgjedhur t’i injorojë ose ta tallet dhe të sulmojë ata që kanë folur në emër të Gjermanisë dhe nga ana tjetër të gënjejë popullin shqiptar siç  bëri para një viti, kur deklaroi se negociatat u hapën.

Sot këto shqetësime janë edhe më të mëdha për faktin e thjeshtë se raportet gjermane, politike dhe të Agjencisë Federale të luftës kundër krimit dhe të agjencive europiane dhe amerikane Treguan atë që opozita dhe PD kemi thënë prej kohësh, që nën sundimin e Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës.

Rakipi: Po çfarë ata thanë, z. Basha, se në kohën që ju munguat, Edi Rama tha se po ju çon për skrap?

Basha: Një vend ku nuk ka institucione demokratike, ku nuk ka zgjedhje të lira, se si e patë nga dosja 339, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ku të gjitha pushtetet kontrollohen nga një njeri i vetëm, ku ka rënë edhe pushteti i katërt, media në tërësi, pavarësisht përpkjeve të disa gazetarëve kurajozë...Shqetësimet e Gjermanisë janë të qarta: Shqipëria nuk ka bërë hapa para, Shqipëria ka bërë hapa prapa! Jo vetëm që nuk ka realizuar detyrat për të avancuar drejt BE, por ka rrënuar ato, kriteret e Kopenhagenit. Kriteret e Kopenhagenit janë ato pa të cilat nuk bëhesh dot anëtar i Këshillit të Europës, jo më në NATO dhe në BE. Gjermania ka shprehur një shqetësim të jashtëzakonshëm prej një viti dhe ky shqetësim vetëm sa ëhstë thelluar.

Tani të flasim për çfarë do të vijë dhe t’i lëmë batutat e “të mbaruarit” të Tiranës, sepse është bindja ime personale, jo vetëm nga bisedat që kam pasur në Berlin, por edhe nga takimet që kam pasur me përfaqësues të lartë të politikës europiane dhe jo vetëm se Edi Rama po konsiderohet njeri i mbaruar politikisht. Në perëndim konsiderohet një njeri që i kanë vënë kryqin...”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco