A është përjashtuar Lefter Koka nga LSI? Ja çfarë thotë Monika Kryemadhi

A është përjashtuar Lefter Koka nga LSI? Ja çfarë thotë Monika Kryemadhi

22:23, 04/04/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka lënë të kuptohet sonte nga studio e emisionit “Të Pa Ekszpozuarit’ se Lefter Koka nuk është më pjesë e radhëve të LSI-së pas vendimit të tij për të mos djeguar mandatin e deputetit dhe për të shkuar në parlament.

Kryemadhi nuk tha që Koka është përjashtuar, por është vetëpërjashtur nga radhët e LSI. ndërsa njoftoi se në Durrës është komanduar ish-ministri Nasip Naço.

“Ka një mbledhje ku kryetarja e LSI një javë pas deklarimit të z.Koka ka ngritur grupin e punës dhe në krye të grupit të punës është Nasip Naço në Qarkun e Durrësit. Në LSI nuk përjashtohesh, por vetëpërjashtohet”, shtoi ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco