Ish-deputetja: LSI e bëri Ramën 'burrë shteti', por ai...

Ish-deputetja: LSI e bëri Ramën 'burrë shteti', por ai...

22:18, 04/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja dhe ish zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, e ftuar në emisionin “360 Gradë”, është shprehur se, ishte LSI që e bëri kryeministrin Edi Rama burrë shteti.

Sipas saj, kur Rama mendoi se punët e shtetit i bën vetë atëherë LSI-në nga koalicioni.

“Ne LSI-ja e bëmë zotin Rama burrë shteti. Ia dhamë shansin që të vishej me pushtet dhe të bëhej burrë shteti. Kur ky burrë shteti tha unë i bëj të gjitha gjërat vetë, atëherë tha që ju nuk më duheni mua”, u shpreh Malaj.

Gjatë emisionit të sotëm u diskutua sondazhi i IPR-së, i publikuar dje, i cili e nxjerr opozitën fituese me 53% kundrejt 44% të PS-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco