Kryemadhi zbulon, ja skenari i Ramës për ti zgjatur jetën Parlamentit ilegjitim

Kryemadhi zbulon, ja skenari i Ramës për ti zgjatur jetën Parlamentit ilegjitim

22:17, 04/04/2019
A+ Aa A-

Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Parlamenti po zvarrisin qëllimisht mandatin e deputetëve të rinj, më synim që ti zgjasin sa më shumë mandatin këtij parlamenti ilegjitim.

Ky është mendimi i Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila tha më tej se shumë prej këtyre deputetëve janë shantazhuar ose janë blerë.

 “Ajo që ndodh faktikisht është që Parlamenti shqiptar dhe KQZ-ja po zvarrisin sa më shumë këtë proces, për të zgjatur procesin e vakancave sepse nuk i kanë të gjitha listat. Sa më shumë të zgjatet procesi i vakancave zgjatet më shumë ideja që Parlamenti është ilegjitim. Nga 100 kandidatë, 17 do ta pranojnë mandatin. Jo të gjithë janë trima. Ka edhe njerëz që kërcënohen, që edhe blihen. Kanë një të kaluar të errët. Nuk i njohim më dhe nuk janë pjesë e LSI-së. I kemi dërguar edhe një letër KQZ-së”, tha Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco