Basha rrëfen takimin me Presidentin Meta: U takuam 35 minuta, ja për çfarë folëm

Basha rrëfen takimin me Presidentin Meta: U takuam 35 minuta, ja për çfarë folëm

22:10, 04/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Basha tha se është takuar me Metën për të folur rreth situatës politike në vend.

Ylli Rakipi: Zoti Basha, ju keni patur një takim me Presidentin Meta, çfarë keni biseduar me të?

Lulzim Basha: Ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar. Ka zgjatur 35 minuta. Kam parashtruar pikëpamjet e mija për momentin politik ku ndodhet vendi. Kam shkëmbyer disa mendime, për situtatën politike. Asgjë misterioze, e fshehtë që t’i mbahet e fshehtë publikut. Kemi biseduar për mënyrën se si unë shoh zhvillimet politike në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco