Artan Hoxha për sondazhin: Nëse zgjedhjet bëhen sot, Opozita merr 80 mandate

Artan Hoxha për sondazhin: Nëse zgjedhjet bëhen sot, Opozita merr 80 mandate

21:58, 04/04/2019
A+ Aa A-

Situata politike në vend është si "dy vezë që po përplasen dhe njëra do të thyet." Kështu është shprehur analisti Artan Hoxha në një intervistë për Ora News.

“Këto janë dy vezë që po përplasen, njëra do të thyhet. Dr. Noto e tha, veza opozitare po forcohet”, është shprehur ai.

Sipas Hoxhës, e vetmja zgjedhje janë zgjedhjet e parakohshme, për ti vendosur palët në kushtet të barabarta garimi.

“Kemi një qeveri që është gërshetuar me krimin, kemi një pushtet gjyqësor nën një dikatat të dukshëm të qeverisë. Nga ana institucionale duket si një problem pa zgjidhje. Tamam si rrethi vicioz që vjen vërdallë dhe nuk del dot. Ka vetëm një çarje të këtij rrethi vicioz,që do të ishte një proces i ri zgjedhor, që i vendos palët në kushte të barabarte garimi, që do të ishte përmes një qeverie tranzitore që nuk bën gjë tjetër vetëm se i jep një mesazh bandave të krimit, se ky model nuk ka të ardhme”, shtoi analisti 

Sa i përket rezultateve të sondazhit të IPR-së, i cili e nxjerr para opozitës krahasuar me PS-në, Hoha ka bërë edhe një kalkulim se sa ulëse do të kishin palët nëse zgjedhjet do të ishin dje, ditë kur u publikua edhe sondazhi.

“Pyetja do të ishte kështu: Nëse do bëhen zgjedhjet politike, sot në 3 prill për kë do ta jepni votën? Partitë opozitare ishin shumica 53%, 44 për PS, por edhe ai 3% për partitë e tjera, PBDNJ, PDIU janë partitë opozitare. Prandaj them jemi në raportin 55-45. Sikur këto të përktheheshin në mandate parlamentare ne do të ishim në 80 mandate partitë e sotme opozitare dhe 60 mandate qeveria e sotme. Pra ne kemi një përmbysje në shoqëri përkundrejt situatës zyrtare të trashëguara nga zgjedhjet e 2017. Mazhoranca në popull sot është minorancë dhe minoranca politike e 2017 sot është mazhorancë në mbështetjen popullore”, është shprehur Artan Hoxha.

Sondazhi i IPR:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco