Basha zbardh vizitën në Berlin: 'Gjermania shumë e shqetësuar me Ramën, është i mbaruar'

Basha zbardh vizitën në Berlin: 'Gjermania shumë e shqetësuar me Ramën, është i mbaruar'

21:44, 04/04/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zbarfhur sonte nga studio Neës 24m nbga emisioni të ‘Paekspozuarit’ vizitën e tij në Gjermani.

Basha e cilësoi një vizitë dy ditore shumë të ngjeshur me takime suksesshme në Berlin, ku pati takime edhe me përfaqësues të lartë të Bundestagut dhe Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, ku ndau edhe qëndrimin e gjermanëve për situatën në Shqipëri.

Sipas Bashës, Gjermania është shumë e shqetësuar me sjelljen e kryeministrit Edi Rama

“Isha me ftesë të CDU-së së Merkel për një vizitë shumë të ngjeshur dy ditore, kam takuar përfaqësuesit më të lartë të Bundestagut. Kam pasur takime dje e sot me këshilltarin e Merkel për punë të jashtme dhe siguri dhe zv. sekretarin e çështjeve të jashtme dhe zv. sekretarin e çështjeve evropiane. kam pasur takime në ministrinë e jashtme gjermane në fokus të të cilave ka qenë kriza në Shqipëri. Takime jashtëzakonisht të suksesshme, në radhë të parë për ndarjen e informacioneve për Shqipërinë, për ndarjen e pikëpamjeve të përkushtimit të përbashkët për vlerat europiane.

Gjermania ka qenë shumë e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri prej më shumë se një viti. Shqetësime që janë shprehur qartë. I pari i qeverisë ka zgjedhur ti injorojë ose dhe të sulmojë. Sot këto shqetësime janë edhe më të mëdha për faktin e thjeshtë se raportet gjermane, politike dhe të agjencisë federale tregon atë që opozita dhe PD kemi thënë prej kohësh që nën sundimin e zotit Rama Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës. Pa kriteret e Kopenhagenit nuk mund të jesh anëtar as i KE jo më anëtar i NATO-s e BE.

Edi Rama konsiderohet njeri i mbaruar. Në perëndim konsiderohet si një njeri që i kanë vënë kryqin”, deklaroi Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco