Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Arta Marku që u zgjodh prej dashurisë me Ulsi Manjën të lirojë protestuesit'

'Arta Marku që u zgjodh prej dashurisë me Ulsi Manjën të lirojë protestuesit'

21:07, 04/04/2019
A+ Aa A-

Protesta e sotme e Astirit është shoqëruar me tensione midis banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë tentuar të futen mes tyre, duke shkaktuar panik te banorët.

Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu iu drejtua Ramës duke i thënë se sa merret me protestuesit e Astirit, Saimir Tahiri lihet e lirë.

“Keni arrestuar Dorian Protuduarin dhe Daniel Drobin pa asnjë provë ndërkohë që lini të lirë Saimir Tahirin. I bëj thirrje Arta Markut, prokurores që është zgjedhur prej dashurisë së Ulsi Manjës që të lirojë protestuesit e pafajshëm. Lini të lirë Tahirin i cili e mbolli vendin me drogë dhe për shkak të saj u vranë nëpër parcela shumë të rinj ndërkohë që mbahen të lirë banorët që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre”.

Balliu foli ndërkohë edhe për prezencën e shtuar të policisë duke kërkuar se ministri Lleshaj duhet ta çojë policinë në Shkodër dhe jo tek protestuesit paqësor të Astirit.

“Na sillni këtu policinë private, pse nuk e çoni në Shkodër policinë private që ju ka dalë situata jashtë kontrollit, po vini këtu dhe ju bëni presion protestuesve paqësor. Këtu ka arritur kulmi, këtu as faktohen provat për të futur dikë në burg, sepse nuk kanë rëndësi provat, nuk kanë rëndësi faktet por ka rëndësi ai derri i Surrelit që do të pengojë qytetarët të dalin në protestë. Ju bëj thirrje gjithë qytetarëve, të marrin masa për të mbrojtur fëmijët e tyre. Bëhuni gati për datën 13 sepse nuk mundet kurrë së si të qëndrojnë në burg Doriani dhe Danieli ndërkohë që kriminelët lihen të lirë”, deklaroi Balliu.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco