FAKTET që tregojnë kapjen politike të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste

FAKTET që tregojnë kapjen politike të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste

21:15, 04/04/2019
A+ Aa A-

Ka qenë lehtësisht i evidentueshëm vullneti i mazhorancës ku me vendimarrjet politike apo me veprimet e njënashme dhe jo transparente kanë synuar dhe vazhdojnë të organizojnë me njerëzit e tyre të gjithë veprimtarinë për të emëruar në krye të institucioneve Kushtetuese të sistemit të drejtësisë individë, mbështetës apo përkrahës të Partisë Socialiste, apo të personave lehtësisht të shantazhueshëm për shkak të profilit shumë të ulët profesional dhe të problematikave të tyre me integritetin.

Për fat të keq, në disa raste këto veprime të mazhorancës janë bërë edhe me mbështetjen apo symbylljen e misioneve të ekspertizës ndërkombëtare që asistojnë institucionet Shqiptare në implementimin e reformës në drejtësi (misioni Euralius dhe OPDAT).

Ndërkohë që, në disa raste edhe pse ONM ka dhënë rekomandime negative për individë të caktuar sërish këto rekomandime nuk janë marrë parasysh nga Kuvendi, apo nga organet e vetingut duke bërë të mundur kështu emërimin apo rikonfirmimin në pozicione të larta të sistemit të personave që nuk plotësojnë kritere ligjore, që janë në konflikt interesi, dhe kanë integritet të cënueshëm dhe jo të besueshëm.

Zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme zj.Arta Marku është bërë në kundërshtim të hapur me parashikimet kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese të realizuara në korrik 2016, në nenin 179, pika 13, parashikojnë se deri në 1 shtator 2017 Prokurori i Përgjithshëm zgjidhj me 93 vota nga 140 anëtarë të kuvendit (2/3 e votave e të gjithë anëtarëve të Kuvendit), dhe pas kësaj date Prokurori i Përgjithshëm zgjidhej me 3/5 e votave të Kuvendit, pra me 84 vota. Ndërkohë që në dhjetor 2017, Kuvendi i Shqipërisë në mungesë të organeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka zgjedhur me 69 vota (nga 140 vota gjithsej) Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm znj.Arta Marku. Për fat të keq kjo zgjedhje e Prokurorit të Përgjithshëm me këtë numër votash në kundërshtim me kushtetutën u mbështet nga misioni ndërkombëtar i Euralius dhe Opdat.

Prokurorja e Përgjithshme Zj.Marku përflitet me njohje të hershme me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve në Kuvend deputetin e Partisë Socialiste z.Ulsi Manja (Ish-Prokuror) për shkak se ky i fundit ka qenë Drejtuesi i Prokurorisë Shkodër ku dhe zj.Marku ka ushtruar detyrën si Prokurore, pra epror  i saj.

Gjithashtu Prokurorja e Përgjithshme zj.Marku, ka një miqësi të hershme me Deputeten e Partisë Socialiste zj.Ermonela Felaj edhe kjo e fundit një ish-Prokurore, Kryetare e Komisionit të Sigurisë në Kuvend, dhe ish-Ministre në Kabinetin e Qeverisë Rama 1.  Zj.Felaj si deputete nuk e ka fshehur publikisht mbështetjen e saj për zj.Arta Marku.

Zj. Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme me justifikimin e Kuvendit se ajo do të drejtonte organin e Prokurorisë për 2-3 muaj, ndërkohë që ajo po ushtron këtë detyrë prej 1 viti e 4 muajve dhe ende nuk ka një datë të saktë se kur do të mund të zgjidhet Prokurori i Pergjithshem sipas parashikimeve kushtetuese.

Zj.Arta Marku Prokurore e Përgjithshme në këtë detyrë qartësisht ka ndikuar me vendimet e saj në procesin e kandidimit dhe votimit të Prokurorëve për tu zgjedhur anëtar në KLP, kjo sepse sipas dispozitave tranzitore ajo gëzonte atributin e kontrollit ndaj Prokurorëve duke ndikuar kështu në procesin e votimit në mbledhjen e përgjithshme të Prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve të KLP.

Prokurorë të afruar prej saj me anë të komandimeve (rritjeve të përkohshme në detyrë) kandiduan dhe fituan duke u bërë pjesë e KLP-së.

Këtu pemendim rastin e Prokurorit Besnik Cani, i emëruar Prokuror në Elbasan, prej dhjetorit 2017 është komanduar si këshilltar pranë Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme zj.Arta Marku.

Zj. Arta Marku, në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka përmbushur detyrimet ligjore të verifikimit të plotë të pastërtisë së figurës së kandidatëve për anëtar të KLP-së, duke sjellë kështu pasojën negative që një prej kushteve ligjore të mos verifikohet plotësisht, duke ndihmuar kështu që në këtë organ të zgjidhen Prokuror që kanë qenë bashkëpunëtor dhe të favorizuar nga ish-sigurimi i shtetit përpara viteve 1990, siç është rasti i Prokurorit Bujar Sheshi, sot anëtar i KLP-së. Ky fakt konfirmohet me vendimin nr. 12, datë 22.01.2019, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili ka konkluduar se ky shtetas figuron në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si bashkëpunëtor, Sektori V, drejtimi Inteligjencë-Rini. Për pasojë, ai ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë dhe në kuptim të shkronjës “d”, pika 1, e nenit 149/b, nuk mund të qendrojë në detyrë.

Zgjedhja e znj. Marku në krye të organit të akuzës, solli menjëherë reagim dhe ndryshime në drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku prokurorë që kishin në hetim çështje të nxehta si ish-Ministrin e Brendshëm Tahiri, si psh ish-Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda z.Besnik Hajdarmataj u transferua me komandim me punë në Prokurori e Rrethit Pogradec.

Këto urdhra për transferime u konsideruan të paligjshme nga Gjykata Administrative, madje edhe nga shumica e anëtarëve prokurorë në KLP të cilët vendosën rikthimin e tij në detyrë.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme zj.Arta Marku, pas emërimit të saj në detyrë ka komanduar në detyrën e Drejtueses së Prokurorisë së Ktimeve të Rënda, zj.Donika Prela, e njohur si mike e hershme dhe shumë besnike ndaj saj.

Zj.Donika Prela, e cila ushtron detyrën e komanduar si Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mundi të kaloi shkallën e parë të procesit vetting, edhe pse në proces dolën në pah shumë probleme të konstatuara nga organet e rivlerësimit, cka nxori bëri debat mediatik në pothuajse të gjitha mediat me komente negative për standardet e dyfishta që po përdoren nga organet vetting.

Gjatë kohës që ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Durrësit, zj.Donika Prela është përmendur se ka ndihmuar familjarë të drejtuesve të Partisë Socialiste në një cështje penale që ishte përfshirë djali i Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi.

Aktualisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe nga sa është bërë publike në listën e kandidatëve konkurent, reflekton se në këtë garë do të marrin pjesë vet Prokurorja aktuale e Përgjithshme zj. Arta Marku, si dhe juristë eksponentë të mazhorancës socialiste që nga Kryeministri së fundmi janë shpallur në listën e kandidatëve për për anëtar të Këshillit Bashkiak Tiranë nga lista e Partisë Socialise dhe konkretisht z.Plarent Ndreca ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në Kabinetin Rama 1 dhe ekspert ligjor pranë Partisë Socialiste gjatë proceseve zgjedhore dhe kauzave ligjore të mbrojtura prej saj. Pritet të shihet lista e aplikantëve deri në fund të procesit të aplikimit që përfundon më datë 28 prill 2019.

Aktualisht KLP funksion me 10 anëtarë nga 11 për shkak të shkarkimit nga organet e vetingut të anëtares tjetër Prokurores Antoneta Sevdari. Kjo balancë votash midis 5 anëtarëve Prokurorëve dhe 5 Anëtarëve të tjerë që nuk janë Prokurorë bën dominante votën e Kryetarit z.Gent Ibrahimit, në rast barazie votash në këshill.

Tregues i qartë i problematikës në funksionimin e KLP është rasti i parë i emërimit të parë nga ky organ pas realizimit të reformës në drejtësi të një prokurori z.Bledar Valikaj Oficer i Policisë Gjyqësore. Në datën 25 mars 2019, KLP në një votim 6 : 4 vota, emëroi në shkelje flagrante me Kushtetutën një individ që vinte jashtë Shkollës së Magjistraturës dhe pa ju nështruar vettingut. Treguesi kryesor i këtij individi është fakti se ai është bashkëshorti i një eksponenteje të lartë të Partisë Socialiste konkretisht deputetes dhe ish-Ministre zj.Ermonela Felaj, ish-anëtare e Komisionit të Ligjeve dhe aktualisht Kryetare e Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky emërim është bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit Administrativ dukshëm të kundraligjshëm, që duket hapur që është marrë nga gjyqtarët që aktualisht mbahen me pa të drejtë në një proces të tejzgjatur vetting të papërfunduar prej mëse 1 viti e gjysëm edhe pse ky gjyqtar ishte në listën prioritare, konkretisht Kryetari Gjykates Kastriot Selita.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që asistoi dhe që ka ndjekur proceset e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP, ka kundërshtuar zgjedhjen e disa figurave të përfolura dhe me të dhëna që bënin të pamundur zgjedhjen e tyre si pjesë e këtyre organeve.

ONM ka kundërshtuar përzgjedhjen e z.Alfred Balla si anëtar i KLP-së, i cili është konstatuar se nuk plotëson kriteret ligjore, pasi nuk ka qenë i angazhuar 5-vitet e fundit në shoqërinë civile dhe për më tepër sipas ONM-së, platforma e tij ishte plagjiaturë e paraqitur nga një kandidat tjeter. Ky rekomandim i ONM-së nuk u mor parasysh nga Kuvendi dhe fakti është që z. Alfred Balla, sot është ZëvendësKryetar i KLP-së.

ONM ka shfaqur kundërshtimet e saj edhe për anëtarët e tjerë Prokurorë të përzgjedhur në përbërje të KLP-së, edhe përgjatë procesit të vetingut të tyre nga organet e rivlerësimit. Konkretisht edhe pse ata kaluan procesin e shkallës së parë të vettingut, ONM gjatë fazës së shqyrtimit, por edhe më pas ka rekomanduar ankim ndaj vendimeve të KPK, pranë Kolegjit të Apelimit për këta anëtarë të KLP-së: z.Gentian Osmani Prokuror, Zj. Antoneta Sevdari Prokurore tashmë e shkarkuar nga KPA, Z.Besnik Cani Prokuror, Z.Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër. Çështjet ndaj këtyre anëtarëve priten të shqyrtohen nga Kolegji i Posacëm i Apelimit, duke mbajtur në këtë mënyrë nën trysni dhe presion edhe këta anëtar të KLP-së.

Z.Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është zgjedhur si pjesë e këtij organi në konflikt të pastër interesi dhe në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Ai është kunati i një eksponenteje të lartë të Partisë Socialiste konkretisht i deputetes së Kuvendit të Shqipërisë zj.Mimi Koledheli e cila ka qenë ish-Ministre e Mbrojtjes në Kabinetin qeveritar Rama 1 dhe aktualisht Kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend.

Z. Genti Ibrahimi është njëkohësisht bashkëshort i motrës së Deputetes Kodheli,  zj. Alba Ibrahimi e cila ka qenë një prej Këshilltareve Ligjore të ish-Ambasadorit Lu, që ka shoqëruar këtë të fundit në gjithë takimet e tij përgjatë  realizimit të reformës legjislative në drejtësi, si dhe një pjesëmarrëse në procesin reformues si ekeperte lokale e misionit OPDAT të Ambasadës Amerikane në Tiranë kryesisht fokusuar në drejtësinë penale.

Gjithashtu z.Ibrahimi ka qenë një prej dizenjatorëve të reformës në sistemin e drejtësisë, pasi ai ka qenë ekspert i nivelit të lartë, pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Në këtë mënyrë ai nuk legjitimohej edhe moralisht të konkuronte si kandidat për në këtë organ, pasi këtu ndeshemi me një situatë konflikti interesi, ku hartuesi i reformës përfiton një nga postet më të rëndësishme të saj.

Për më tepër, ONM në raportin që ka hartuar në kuadër të rekomandimeve për Kuvendin në procesin përzgjedhës ka vlerësuar se kandidati z.Gent Ibrahimi, nga radhët e pedagogëve për KLP nuk përmbush kriteret e parashikuara në shkronjën “c”, të pikës 2 të nenit 134 të ligjit nr. 115/2016, ku citohet se : “ c) në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë ose pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës”. Në këtë mënyrë ONM ka konstatuar se për pasojë të mospërmbushjes ë kësaj pike të ligjit z.Ibrahimi duhej të skualifikohej nga kandidimi, por sërish Kuvendi nuk e vlerësoi këtë kundërshtim të ONM-së.

Anëtari tjetër i KLP, Prokurori z.Bujar Sheshi ka rezultuar dhe është faktuar zyrtarisht me vendim të autoritetit të dosjeve të regjimit ish-komunist se ka qenë bashkëpunëtor dhe i favorizuar me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Aktualisht, Prokuroria e Tiranës ka filluar çështjen penale ndaj tij për veprën penale të falsifikimit të formulareve (falsifikimit te formularit qe nuk ka qene bashkepunetor sigurimi) bazuar ne nje informacion të PPP, që tregon qartesisht se ky anetar gjendet në pozitë paligjshmërie të ushtrimit të detyrës. 

Anëtarja tjetër e KLP-së znj. Nurihan Seiti, është denoncuar publikisht se ka qenë pjesëmarrëse para vitit ’90, si Prokurore në gjyqe politike. Pozicioni i një prokurori në gjyqe politike gjatë regjimit komunist është ekstremisht më i rëndë sesa thjeshtë një “i favorizuar nga sigurimi i shtetit”, duke provuar që anëtarja e KLP nuk gëzon cilësitë e duhura morale për të kryer detyrën e rëndësishme.

Sipas ligjit të favorizuarit e sigurimit të shtetit para vitit 1990 duhet të skualifikohen nga pjesëmarrja në garë dhe në rast të vërtetimit të fakteve siç ka ndodhur, atëherë duhet të konstatohet fakti i ndalimit për të vijuar dhe për të qenë pjesë e këtyre organeve, pasi faktet e mësipërme janë kushte ndaluese për kandidim dhe pjesëmarrje.Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe KLP vijon mbledhjet e saj, duke anashkaluar diskutimin e kësaj çështje për të cilën ajo vet duhet të kryejë verifikimet përkatëse dhe të dalë me një vendim.

-Gjithashtu edhe në zgjedhjen e anëtarëve jogjyqtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ka patur shkelje të ligjit.

-

-Zj. Naureda Llagami

-Zj.Naureda LLagami

-Znj.Fatmira Luli

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i zgjedhur në dhjetor 2018, drejtohet nga Gjyqtari i Gjykatës së Lartë z.Ardian Dvorani, për të cilin opozita vijimësisht ka ngritur shqetësime për lidhjet e forta familjare dhe miqësore që ai ka me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë z.Ardian Dvorani ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë prej pothuajse 14-vjetësh, ndërkohë që Kushtetuta parashikon mandat 9 vje?ar. Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 ka shpallur me vendim antikushtetutshmërinë e gjëndjes së vijimit të ushtrimit të mandatit prej këtij gjyqtari, por mazhoranca qeverisëse vonoi publikimin e këtij vendimi në Fletoren Zyrtare, deri sa hynë në fuqi ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi që mundësuan që z.Dvorani të vazhdonte të ushtronte detyrën deri në zëvendësimin e tij si gjyqtar.

Procesi i vetingut ndaj këtij gjyqtari (Z.Ardian Dvorani) hapi një debat të madh publik, pasi ai u konfirmua në detyrë nga KPK, ndonëse atij ju konstatuan se nuk kishte deklaruar një shumë parash prej 10 milion lekë të reja (pothuajse 85 mijë euro), me argumentin qesharak se kishte harruar të plotësonte një fletë në formular.

 

Këshilli Emërimeve  në Drejtësi sot funksionon me 7 anëtare, nga 9 të nevojshëm dhe për më shumë, procesi i vendimmarrjes së KED vështirësohet në rast barazie votive , ku vota e z.Dvorani si Kryetar, do të ketë prioritet, duke ndikuar kështu në vendimarrjen e këtij organi.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, është institucioni kryesor që do të hetojë shkeljet disiplinore dhe do të luajë rolin kryesor në disiplinimin dhe evidentimin e çdo përgjegjësie për çdo gjyqtar dhe prokuror në Republikën e Shqipërisë. Kryeinspektori zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë, nga lista e kandidaturave të verifikuara, vlerësuara dhe renditura nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

KED ka ndjekur standard të dyfishtë në funksionimin e tij. Kështu, teksa të gjitha institucionet e reja u ngritën me numër minimal kandidatësh, madje edhe me 1 kandidat për 1 vend vakant, gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë u rihap, me arsyetimin se duheshin 5 kandidatura për tju përcjellë Kuvendit. E vërteta është se mazhoranca socialiste kërkon të emërojë në këtë pozicion persona të besuar të saj. Tregues i këtij fakti është se në garën e rihapur marrin pjesë 3-4 kandidatë me lidhje të ngushta me mazhorancën, apo dhe ekspertë vendas të misionit Euralius.

KED ka rihapur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën garën për Inspektor të Lartë të Drejtësisë (ILD). Kandidatët janë:

 

Artur Metani
Elira Kokona
Genci Gjonçaj
Mimoza Qinami
Klodian Rado
Artur Malaj
Eris Hysi
Genci Ismaili
Lefteri Lleshi
Marsida Xhaferllari
Suzana Frashëri
Altin Hazizaj

 

Nga verifikimi i listave të aplikantëve, vihen re se kanë aplikuar njerëz me lidhje famijare në shkallë të parë, apo të lidhur me funksionarëve politike të mazhorancës socialiste (ish-ministra të mazhorancës dhe deputetë aktualë), apo që mbajnë aktualisht poste të larta në administratën e Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Drejtësisë të Kabinetit Rama 1 + 2 .

Konkretisht Artur Metani ish-Drejtor i Legjislacionit në Këshillin e Ministrave në kabinetin Rama 1, sot me detyrë Avokat i Shtetit është i vëllai i deputetes aktuale të Partisë Socialiste zj.Eglantina Gjermeni, ish-Ministre e Kabinetit Rama.

Zj.Elira Kokona ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Drejtësisë në kabinetin Rama 1, sot Drejtore e Përgjithshme e Legjislacionit në Këshillin e Ministrave.

Z.Genc Gjonçaj me detyra ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, dhe përfaqësues ligjor në KQZ i Partisë Socialiste gjatë proceseve zgjedhore të mëparshme. Z.Gjoçaj është dhe anëtar i Asamblesë i Partisë Socialiste, pra qartazi një funksionar politik, fakt ky që sipas ligjit bën të pamundur zgjedhjen në këtë organ.

Klodian Rado, një tjetër kandidaturë për në ILD dhe për anëtar të Gjykatës Kushtetuese është dhe ekspert aktual i misionit Euralius 5, qëndrimi dhe konkurimi i të cilit është sërish në kushte të pavaforshme përsa i takon konfliktit të interesit, sepse ai ka qenë pjesëmarrës dhe ekspert i misionit Euralius që ka mbuluar deri më tani punën e KED, duke dhënë këshilla dhe rekomandime, apo duke hartuar projekt rregulloret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen kandidatët, pra edhe vet ai. Z.Rado është në lidhje miqësore të njohura me eksponentë të mazhorancës socialiste.

Një tjetër e dhënë që tregon konflikt të pastër interesi, është rasti që anëtar të grupeve të punës pranë komisionit të reformës në drejtësi, tashmë kandidojnë për anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Do të vecohej ekspertja zj.Arta Vorpsi, aktualisht Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese e cila ka qenë pjesë e grupit të punës për ndryshimet në ligjin për gjykatën kushtetuese dhe sot ajo është kandidate për të gjitha vakancat e shpallura për plotësim në Gjykatën Kushtetuese dhe po shqyrtohen nga KED.

Ky konflikt është i dallueshëm për shkak se ajo ka mbrojtur në komisionin e reformës një parashikim ligjor tashmë të miratuar në nenin 7/a, pika 3 të ligjit nr.8577/2000, ku citohet se një prej kritereve që vlerësohet në bazë të përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë. Ky kriter i fshehur është diskriminues, pasi i jep prioritet me ligj në vlerësimin me pikë dhe në kushte të pabarabarta kandidatëve për anëtar në Gjykatën Kushtetuese që kanë qenë Këshilltarë në Gjykatën Kushtetuese dhe sot shfaqen si kandidatë në të gjitha vakancat e plota të hapura nga organet e emërtesës (President, Kuvend, Gjykata e Lartë).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera06/04/2019 12:12

Euralius,OPDATE,ONM,Marku,20016,Ulsi,Felaj,KLP,Sheshi,sigurim,Prela,Vetting,dyfishte,gara,Bashk, Soc,Gent,dominant,10 - 11,Bledar,vota,magjistratur,Alfred,faza,kunati,burri,Alba,Lu,eksperte,penale,reforme,perfitues,kritere,fallsifikim,Nurihan,politike,skualifikim,ndalim,KLGJ,emrimeve,Dvorani,14,KPK, te reja,,KED,gare,anti,Vorpsi,dallushem,te pervojes.

Arben04/04/2019 21:50

Harruat te theksoni kryetaren e KLGjse Naureda Llagami e cika eshte shoqe e ngushte e Klotilda Ferhatit, deputetes se PSe. klotilda eshte ajo qe e punesoi Llagamin ne gjykaten e larte dhe qe te dyja do krijojne gjithe strukturen e KLGJse. Pra te pakten 140 punojnes. Mos harroni qe Klotilda eshte shoqe e ngushte dhe ka qene kolege e zyres se Ajola Xoxes, gruas se Veliaj. Pra Sorosi ka kapur drejtesine ne Shqiperi.

Shto koment

Denonco