Vasili lëshon alarmin: Mbjellja e kanabisit ka rifilluar në masë

Vasili lëshon alarmin: Mbjellja e kanabisit ka rifilluar në masë

20:15, 04/04/2019
A+ Aa A-

Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë,qeveria është bërë njësh me të. Ky është denoncimi që bën nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, numri dy i LSI-së fton gazetarët dhe reporterët të shkojnë në disa zona të vendit për të parë nga afër se çfarë ndodh me kultivimin e lëndës narkotike.

Më tej, Vasili ironizon vendimin e qeverisë për krijimin e një kompanie me oficerë të policisë së shtetit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Alarm,Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë,qeveria është bërë njësh me të!!!

Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me Rimbjelljet masive e shume te mëdha të kanabisit, te cilat kanë rifilluar serish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq se ne 2015!!!

Gazetare,analiste,perfaqesues te shoqerise civile në se keni mundësi,vullnet dhe pergjegjshmeri,celularet aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona te Shqipërisë.

Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera.

Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur koke e kembe nga trafiqet dhe krimi,a e di se çfarë bën kjo?

Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco