Lleshaj do japë policët me qira, ironizon Vasili; 'Tani jepe edhe Policinë e Shtetit me PPP'

Lleshaj do japë policët me qira, ironizon Vasili; 'Tani jepe edhe Policinë e Shtetit me PPP'

19:16, 04/04/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sot nga studio e Faxneës, edhe vendimin e qeverisë për krijimin e një policie private nga radhët e Policisë së Shtetit.

Vasili e ka cilësuar këtë vendim si të padëgjuar më parë, dhe një turp të radhës për Policinë e Shtetit.

‘Kjo polici në vend të merret me zgjidhjen e problemeve, të shkoj në jug, në Gjirokastër dhe të bëjë kontrolle për lëndë narkotike aty, sot ka miratuar një VKM, me qëllim që policia e shtetit të ngrej një polici të vetën private.  Kjo gjë e padëgjuar në historinë e vendit ndodhi sot. Këta bastard që drejtojnë vendin ngren një polici private, është një turp. Mund të themi se tani mund të japim dhe Policinë e Shtetit me PPP.’

Vasili nuk ka lënë pa komentuar edhe situatën politike në vend si edhe vendimet e reja për lëvizjen në detyrë të shefave të komisariateve në rrethe.

 ‘Kjo është një situatë kritike ku është vjedhur vota ime dhe e juaja. Në këtë qeveri që është e përqafuar me krimin nuk ka asnjë të arrestuar apo të ndaluar. Pa u ndalur njëherë e përgjithmonë kjo çfarë po ndodh, situata nuk do të ndryshoj kurrë. Asgjë në kodin penal nuk bëhet pengesë që këta maskarenjë që kanë vjedhur votat të ndërshkohen. E vetmja gjë që nuk shkon është shteti dhe policia e kapur. Unë mendojë se është kapur drejtësia që kur u vendos Prokurore e Pergjithshme e Përkohshme, me 69 vota.”, tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco