Basha: Për Shqipërinë Europiane, të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me ...

Basha: Për Shqipërinë Europiane, të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me ...

17:33, 04/04/2019
A+ Aa A-

Në intervistën e tij për Deutche Welle, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar edhe deklaratën e djeshme në parlament të ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.

Sipas Bashës, edhe brenda Partisë Socialiste ka shumë individë që nuk kanë përfituar nga bashkëpunimi me krimin.

“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për zhvillimin e Shqipërisë, për sektorë të ndryshëm të jetës nga arsimit te shëndetësia, por ne duhet të bashkohemi te vlerat evropiane”, u shpreh kreu i opozitës.

A është kjo një ofertë për z.Bushatin?, pyeti gazetarja e DW, ndërsa Basha u përgjigj:

“Ka shumë zëra, publikë dhe jopublikë, të cilët konfirmojnë se problemi i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar është po kaq problem kombëtar sa është edhe për PS-në. Unë uroj që Partia Socialiste të gjej forcën ti shërbejë këtij projekti të madh kombëtar, këtij transformimi kombëtar për të ndërtuar së bashku vlerat evropiane në Shqipëri, duke filluar me zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke filluar me ndëshkimin e politikanëve të kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe në afera të tmerrshme korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, të cilët duan një të ardhme evropiane për Shqipërinë", u shpreh Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco