Nesër banorët protestojnë para Gjykatës së Apelit, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Nesër banorët protestojnë para Gjykatës së Apelit, kërkohet lirimi i të arrestuarve

20:25, 03/04/2019
A+ Aa A-

Ka filluar në Unazën e Re, protesta e radhës e banorëve të këtij segmenti që protestojnë prej më shumë se 150 ditësh kundër projektit që shemb shtëpitë e tyre.

Banorët thanë se ata “protestojmë kundër varfërisë, pasi kjo klikë e ka zhytur vendin në varfëri.

“As lokomotiva e Evropës, Gjermania nuk ia hap dyert më kësaj qeverie. Nesër do të zhvillohet gjyqi në Apel për Dorian Protoduarin. Në emër të banorëve kërkojmë lirimin e mënjëhershëm, të të arrestuarve, në mbrojte të djemve. Nuk ka polic që mundet ta ndalojë protestën e banorëve.” iu drejtua një nga folësit protestuesve.

Ndëkohë në fjalën e e tij ish-deputeti Klevis Balliu iu drejtua protestuesve me fjalët se fundi i Edi Ramës është i afërt, ndaj le të bëjmë një sakrificë të fundit për ta mundur.

‘Në asnjë protestë nuk ka pasur as dhunën më të vogël, kurse këtyre mjeranë që flasin për proetsta të dhunshme thjesht duhet me ia treguar se çfarë është dhuna që ta kuptojnë. Këtë mendojnë se po pati 100 mijë veta do i mbajnë një varg policësh.

Kjo është arsyeja që nuk ka asnjë provë për Dorian Protoduarin apo Markelian Doçin. Këta nuk e duan protestën sepse këta përfaqësojnë klikën komuniste. Sot dua ti bëj një thirrje qytetarëve. Ai që nuk flet sot nuk ka të drejtë nesër. Ka ikur koha kur flinin gjumë shqiptarët.

Kjo qeveri është akuzuar për korrupsion për krime. Ky projekt këtu vërteton këto akuza, Ja ku e keni Edmond Begon këtu, ja ku e keni korrupsionin në lotin nr..

Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe ju jap provën. Më thoni kur një kryeministër ka dy vjet që nuk e pret asnjë homolog sepse e dinë që me këtë njeri nuk bëhet asnjë marrëveshje.

Prandaj ju bëj thirrje që të bashkohemi më datë 13 prill kundër vjedhjes. Çdo shkodrani që i është kthyer qytetin në një Palermo, apo një vlonjati që i kanë marrë peng kryetarin e Bashkisë para dy muajsh. A e dini që kryetari i Bashkisë së Vlorës i ka fëmijët dhe gruan në Greqi. Por kur nuk është i sigurtë kryetari i Bashkisë Vlorë si mund të jetë qytetari i thjeshtë. Qytetarët nuk janë të sigurtë sepse bandat janë me Ramën. Ndërsa ne dje luftonin bandat dhe i fusnim në burg, sot bandat dalin nga burgu dhe punojnë në bashki’, tha Balliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco