Pasi mashtroi studentët, Rama fillon fushatën e sulmeve kundër Rektorit të Universitetit të Tiranës

Pasi mashtroi studentët, Rama fillon fushatën e sulmeve kundër Rektorit të Universitetit të Tiranës

19:40, 03/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka sulmuar Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, në një përpjekje të rradhës për të ulur vrullin e reagimit të studentëve të cilët kanë paralajmëruar rifillimin e protestave.

Asnjë prej 8 pikave të parashtruara nga studentët për qeverinë nuk është plotësuar, pavarësisht premtimeve të Ramës dhe Kryeministri ka nxituar të gjejë fajtorin, duke e identifikuar atë tek Rektori i Universitetit të Tiranës.

Dihet që zoti Koni është zgjedhur në atë detyrë jashtë vullnetit të Ramës dhe përkundër shumë presioneve ndaj tij nga personazhe të njohur të botës së krimit, të cilët mbështesnin kandidaturën e Kryeministrit.

Edi Rama nuk e ka harruar disfatën e para pak viteve në garën që u zhvillua për Rektoratin dhe po sulmon sot Konin për cështje të cilat lidhen direkt me qeverinë e tij dhe jo me Rektoratin.

Gjatë të ashtuqëuajturit “bashkëbisedim me studentët”, një studente e vitit të 5-të e Fakultetit Ekonomik, i tha kryeministrit Edi Rama se për sa kohë që qeveria fajëson rektorin për një sërë problemesh në universitete, pse nuk bëhet një ligj për ta shkarkuar atë. 

“Ai nuk është mbret. Është një person si të gjithë të tjerët”, tha studentja.

Në përgjigje, Rama, tha se rektori nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret.

“Nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që e patë vetë kur bëheni bashkë që rektori reago brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, dhe do të vendosë një standard tjetër sjellje të rektorit dhe rektoratit me gjithë pjesën tjetër.

Se ka ndodhur protesta dhe i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe rrezik akoma nuk e di, është rektori. Kjo është pikëpyetje në radhë të parë për ju si studentë.

Rektorin e keni aty, më afër se Ministria. Sidoqoftë nuk është për të shmangur përgjegjësinë por për të shpjeguar dhe ilustruar që autonomia është edhe përgjegjshmëria juaj”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco