Korrupsion galopant në ambasadën tonë në Athinë/ Ja sa paguhet vetëm për të pritur në rradhë

Korrupsion galopant në ambasadën tonë në Athinë/ Ja sa paguhet vetëm për të pritur në rradhë

19:38, 03/04/2019
A+ Aa A-

Gazetari Shpëtim Zinxhiria, që jeton dhe punon në Greqi dhe që njihet për denoncimet e tij të forta, kryesisht kundër afera korruptive në ambasadën shqiptare në Athinë, publikon një tjetër skandal.

Sipas asaj që shkruan ai, në ambasadën tonë në kryeqytetin helen, duhet të paguash 20 euro vetëm për të marrë një numër rradhe për të nxjerrë pasaportën.

Ja çfarë shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria:

Skandal në “Amasadën Made in Albania” në Athinë, 20 euro për te marrë një numër ...për të nxjerrë pasaportat

Çdo ditë nxjerrim fakte të reja për këtë përfaqësi tashmë e kthyer në Gestapo për disa, ndërsa për sekseret u serviret dhe kafe. Një skandal tjetër eshte shenuar sot me protagoniste te njohur per punonjësit e ambasades, bëhet fjalë për seksere te shoqeruar nga vete ata qe punojnë. 
Askush nuk po merret seriozisht me kete dreq ambasade që po rrjep padrejtësisht në rrugë të paprecedente emigrantët tanë. Pak ditë më parë hodha nje video me shoferin e pare te ambasadores sone Hobdari, ku dhe pas tij qendrojne edhe tre seksere, video që u përcoll njëkohësisht edhe kryeministrit Rama.
Sot kater persona nga Korinthi dhe ne Athinë paguan 80 euro për te marrë katër numra për te nxjerrë pasaportat në shebimin konsullor ne Athinë. Një veprim i papranueshëm dhe i denueshëm për nje qeveri normale dhe për një ambasade serioze, por jo për ketë lloj ambasade që skandalet i ha me buke përditë. Për ngjarrjen e sotme vura ne dijeni edhe kryeministrin Rama me anen e nje mesazhi ne telefon me shprese se dicka mund te levize. Behet fjale per njerezit me te besuar te ambasadores sone...
Nuk e di se cfare duhet te ndodhe më akoma qe shteti shqiptar te marre masat e metejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco