Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?!

Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?!

18:33, 03/04/2019
A+ Aa A-

Sot protesta para Parlamentit kishte në qendër të rinjtë, të cilët nën moton “Rama ik” kërkuan sërish largimin e kryeministrit dhe një Shqipëri më të mirë për ta.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ndër të tjera, tregoi edhe shembullin e ministres së marrëdhënieve me parlamentin, Elisa Spiropali, duke ftuar qytetarët të shohin se si ka ndryshuar ajo ndër vite për të kuptuar se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

“Shikoni kë promovon sot Edi Rama?! Erion Veliajn, një mashtrues kronik, një njeri pa turp, i cili ka rikthyer diktatin e betonit, në kryeqytetin e Shqipërisë. Erion Veliaj 11 vite pasi Edi Rama betonizoi Tiranën, sot e ka kthyer Tiranën sërish në oazin e pastrimit të parave. Mjafton të shihni të rinjtë që promovon Edi Rama si Elisa Spiropalin, Elisën, mjafton të shihni fotot e saj të para 10 viteve për të kuptuar se ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Paratë e taksapaguesvë nuk shkojnë as për shkolla, kopshte, çerdhe, as për vende pune, por shkojnë për botoks, për këpucë e çanta të shtrenjta. E pikërisht ky është modeli që ne nuk duam. Ky është modeli që të rinjtë refuzojnë dhe e përbuzin”, u shpreh ndër të tjera Këlliçi.

Spiropali, që më parë ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së përgjithshme të Doganave, akuzohet nga opozita për korrupsion dhe konflikt interesi në shuma të mëdha parash.

“550 milionë lekët janë marrë me tendera të vegjël, që nuk tërheqin vëmendjen. Me tendera 6-7 milionësh, bahskëshorti i Elisa Spiropali i ka dhënë kompanisë së krijuar nga kunati i tij, vëllai i Elisës rreth 350 milionë lekë. Është e faktuar si nga transaksionet e thesarit, ashtu edhe nga të dhënat e Tenderave Publikë se ish drejtoresha e doganave ka blerë përmes tenderave deri edhe traun e doganës në kompaninë e vëllait të saj. Sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit, kompania Solomon, në kundërshti me ligjet e vendit, ka përfituar fonde dhe tendera edhe nga drejtoria e Doganave Fier, në të njëjtën kohë kur Elisa Spiropali ishte drejtoreshë doganash. Më pas, edhe dogana Vlorë është në listën e atyre që kanë dhënë miliona.  Më saktë rreth 67 milionë lekë”, thuhet ndër të tjera në një prej akuzave të artikuluara publikisht nga Partia Demokratike.

Elisa Spiropali dje dhe sot, përmes fotove:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco