Manastirliu shiti sot investimin turk në një qendër shëndetësore si sukses të qeverisë Rama

Manastirliu shiti sot investimin turk në një qendër shëndetësore si sukses të qeverisë Rama

18:25, 03/04/2019
A+ Aa A-

Që politikanët shqiptarë i përvetësojnë punën njëri-tjetrit dhe e shesin si të tyren, kjo nuk është një risi.

Por që të marrësh një investim të huaj dhe ta shesësh si punë tënde këtë mund ta bëjnë vetëm ministrat e qeverisë Rama, që nën ethet e propagandës dhe arritjeve, nuk pyesin më as për investimet bamirëse të miqve të Shqipërisë.

Ka ndodhur këtë herë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila sot ka përuruar qendrën shendetësore në Tufinë, e cila në fakt është rikonstruktuar me fondet e shoqatës turke ‘TIKA’

Dhe për ta vërtetuar këtë mjafton të shikosh dy postime për të njëjtën qendër; një të vetë Shoqatës turke ‘TIKA’ dhe një të Manastirliut sot në tëitter që e shet si investim, pjesë e programit qeveritar “300 qendrat”.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku04/04/2019 00:04

    Sikurse e ka thënë teto Ollga, dardha nën dardhë bie.

    Shto koment

    Denonco