VIDEO/ 'Je si Shota Galica, burrneshë....', e moshuara me patericë në protestë, vlerëson Kryemadhin

VIDEO/ 'Je si Shota Galica, burrneshë....', e moshuara me patericë në protestë, vlerëson Kryemadhin

17:37, 03/04/2019
A+ Aa A-

Një e moshuar ka marrë rrugën nga qyteti i saj i Pukës për të qenë e pranishme në protestën e organizuar sot nga opozita e bashkuar përballë Kuvendit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale ajo ka shprehur të gjithë konsideratën e saj ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke e cilësuar si një burrneshë, madje duke e krahasuar me Shote Galicen.  

E moshuara rrëfen se gjatë një bisede me Monika Kryemadhin i ka thënë asaj se je si heroina e njohur Shote Galica.

“I thashë se je si Shota, por Shota s’ka pasur kulturën dhe politikën tate. Është burrneshë dhe grua shumë e mirë, malësore”,- thotë ndër të tjera gruaja e moshuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco