‘Provokatori u shkëput nga protestuesit dhe u fut në makinën e policisë’! Paloka: Plehra e të pafytyrë

‘Provokatori u shkëput nga protestuesit dhe u fut në makinën e policisë’! Paloka: Plehra e të pafytyrë

17:25, 03/04/2019
A+ Aa A-

Edhe gjatë protestës së sotme kanë qënë me dhjetra persona, provokatorë, të shpërndarë mes turmës së protestuesve, një veprim i turpshëm ky që ka karakterizuar të ashtuquajturat masa të forcave qeveritare ndaj protesave të opozitës.

Një rast flagrant është denoncuar nga ish-deputeti demokrat Edi Paloka, por kësaj rradhe provokatori është “tradhtuar” nga transmetimet LIVE të televizioneve teksa është parë të shkëputet nga protesta dhe të futet në një nga makinat e policisë.

Ja reagimi i plotë i Edi Palokës

Plehra e te pafytyre! 
Nje prej provokatoreve , qe u largua prej protestuesve, ne transmetim live prej televizionit Ora Neës , u pa se si u fut ne makinen e policise prane ures ne Bulevard.
Kjo eshte policia e Lleshit te Rames qe sajon e paguan deshmitare te rreme nga rradhet e krimit kunder opozites, per llogari te Rames. 
Kjo eshte policia qe shtrihet barkas e legenoset perpara krimineleve dhe ne anen tjeter dhunon e burgos studente e invalide qe protestojne per buken e gojes e per te drejtat e tyre.
Kjo eshte policia qe bashkepunon me krimin per te mbajtur ne pushtet Edvin Ramen dhe rremben naten si bandite qytetare qe dalin per te mbrojtur strehen e tyre dhe te femijeve te tyre. 
Punonjesit e ndershem te policise, bejne mire te distancohen sa me pare nga keto monstra.
Provokatoret do te marrin ate qe meritojne ne protestat e opozites por dhe ata qe i fusin e i nxisin do te mbajne pergjegjesi shume shpejte.
Shqiperia eshte ngritur per te rrezuar qelbesiren ne krye te qeverise . Vetem sot ; nga studentet e Shkodres tek fermeret e Lushnjes dhe gjithe ata qytetare qe i jane bashkuar tanime prej kohesh opozites ne proteste. Qelbesira do te shporret por dhe sherbetoret mos mendojne se nuk do te mbajne pergjegjesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco