Autogoli i deputetit të emëruar/ Demalia-Gjonit: Kur shteti ka rënë, pse hytë në parlament?

Autogoli i deputetit të emëruar/ Demalia-Gjonit: Kur shteti ka rënë, pse hytë në parlament?

16:28, 03/04/2019
A+ Aa A-

Analisti Ilir Demalia, i njohur për qëndrimet e tij të fiorta publike, ka komentuar qëndrimin e deputetit të ri Ralf Gjoni, i cili foli sot nga foltorja e parlamentit nga ku u betua se maxhoranca nuk do të kishte votën e tij.

Por sipas Demalias, qëndrimi i sotëm i Gjonit është një autogol politik, pasi e quajti shtetin si të rënë dhe në një krizë ekzistenciale, ndërkohë që u bë pjesë e Kuvendit.

Ja çfarë shkruan Ilir Demalia:

“Autogoli i Ralfit si dije e padijes! Sot Ralf Gjoni, në Parlament tha:

Sot i gjithë shteti ka rënë. Është krizë ekzistenciale. Nuk ka gjykata. 

-Përse hytë, përse nuk dilni, nga një Parlament me shtet të rënë, në krizë ekzistenciale dhe pa gjykata siç dhe pohoni vetë?

Parlamenti mblidhet si guerrile një herë të mërkurën, një herë të enjten.

-Përse bëheni pjese e paligjishmërisë duke ligjëruar me prezencën tuaj guerrilasit parlamentar të ilegjimitetit parlamentar?

Ky Parlament për shkak të kodit zgjedhor me lista të mbyllura nga kryetarët është ilegjitim.

-Përse pranuat te vendosni gurin e radhës në listat e mbyllura kur e dinit së është ilegjitim dhe hyni me ilegjimitetin e listave në Parlament?

Përgjigje nuk pres nga papërgjeshmëria e patericës së paligjishmërisë”, shkruan Ilir Demalia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loni Zhuka03/04/2019 20:23

Po cfar pret ti more zoteri qe Ralfa te behet burr eshte nje soj te thuash dhelpra eshte Luan.E vute re Rudina Galloshja I propozon vrasesit qe te respektoj viktimat e tij Ketu ,ne katundin tone lozet teatri absurd,vec ne shqiperi e ka shtepine injoranca,ketu eshte streha e idiotve dhe te ligjve,O sa vite drite duam qe te behemi si komb respkte per I .Demaline

Shto koment

Denonco