VIDEO/ Mafiozi italian udhëtim me ministrin shqiptar

VIDEO/ Mafiozi italian udhëtim me ministrin shqiptar

15:57, 03/04/2019
A+ Aa A-

Televizioni RAI ka publikuar një tjetër investigim të lidhjeve të mafias me politikanët shqiptarë.

Këtë herë në qendër të hetimit ka qenë mafiozi italian Antonino Vadala, i njohur për lidhje me klanin e njohur me emrin ‘Ndrangheta’, i cili akuzohet edhe për trafikim droge.

Në investigim raportohet, ndër të tjera se Vadala, i cili është pjesë e mafias kalabreze ka udhëtuar në avionin e një ministri nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

Investigimi i drejtuar nga gazetarja italiane Maria Grazia Mazzola nuk përfundon vetëm me italianin.

Për lidhje me të  implikohen edhe politikanë të lartë nga Sllovakia përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

Vadala, i cili në Itali akuzohej për trafikim drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish-kryeministrit Fico.

Gazetarja Mazzola duke folur për mediat është shprehur si kryeministri sllovak e ka mbajtur afër vetes Maria Trooskova pavarësisht lidhjeve të saj me mafiozin Vadala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco