FOTO/ 'Shiko si i varën me kokë poshtë', Vasili i kujton Edi Ramës, fatin e Musolinit

FOTO/ 'Shiko si i varën me kokë poshtë', Vasili i kujton Edi Ramës, fatin e Musolinit

15:01, 03/04/2019
A+ Aa A-

Drejtuesi i lartë i LSI petrit Vasili i ka kujtuar me një shenim në faqen e tij në facebook kreut aktual të qeverisë Edi Rama fatin e Musolinit, të cilin ai kërkon ta imitojë.

“Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varën me kokë poshtë”, shkruan Vasili në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama di fillimin, por po i kujtojmë dhe fundin.

Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do bëhet si Musolini dhe do shkrijë parti e do bejë hatanë si ai.

Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historisë.

Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varën me kokë poshtë.

Le ta shohë foton e Musolinit kokëposhtë e me litar në qafe dhe le të mendohet pakëz...

Image

Image

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku03/04/2019 15:56

Duket që ke shije komunistësh o Vasil. Mundet të kishe postuar fundin e Çausheskut, ose të Pol Potit. Horrori i fotos që ke postuar është vepër e komunistëve barbarë italianë. Italia demokratike nuk e ka kapërdirë këtë turp, nuk ka për ta kapërdirë kurrë. Musolinin e arrestuan mbasi e dorëzuan gjermanët për të shpëtuar bythën e vet. Së pari; Demokratët nuk varin njerëz me kokë poshtë pa një vendim gjyqi pas proçesi të rregullt. Së dyti; Po me Klaretën çfarë patën barbarët komunistë? Klareta ishte thjesht një femër qeflie, një dashnore e pamoral që i hapte këmbët Musolinit, nuk kishte as kapacitet e as haber nga politika përse duhej barbarizuar nga komunistët, se mos komunistet femra shquhen për moral? Për të plotësuar foton, cilën nga femrat (pa moral) të EDramës do varni kokëposhtë, këtë nallonen (zoccola) e fundit apo atë nallonen e Çuçit? Rilindja është mbushur plot e përplot me nallone. Nuk duhet të harrojmë se edhe ti o Petrit je komunist bir komunistësh, me lidhje të afërta me Manush Myftiun. Arsimimin në Itali ta sponsorizuan komunistët e Bolonjës tip Mura....(leninist i thekur) kooperativa CIP.....Komunist dhe demokrat njëkohësisht, ma fammi il favore!

Shto koment

Denonco