Shehi i prerë: 'Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit'

Shehi i prerë: 'Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit'

21:59, 02/04/2019
A+ Aa A-

Dashamir Shehi ka pohuar edhe njëherë nga studio e Ora News se opozita nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, nëse do ato do të mbahen.

Shehi komentoi edhe deklaratën e bashkëkryetarit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, ku tha “se për zgjedhjet lokale nuk duhet të ndryshohet kodi, por ndarja administrative e Shqipërisë.”

‘Sa për zgjedhjet e 30 qershorit, nëse do të bëhen dhe unë gjykoj se opozita nuk ka për të marrë pjesë në këtë lloj skeme. Nuk ka thënë ndonjë gjë të re zoti Gjiknuri, sepse për zgjedhjet administrative nuk ka nevojë të ndryshohet kodi. Ka nevojë të ndryshohet zonat me të cilat do votohet, ndarja administrative e Shqipërisë. Me këtë kod kemi votuar që në 1992. I vetmi ndryshim është se në atë kohë ishte me dy raunde, tashmë është vetëm me një raund.”, tha Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco